34

Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri

Raporti i Institutit Kanadez të Teknologjisë

Korrik 2017

Page 2: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm: 1 Profesor Jeremy Bradshaw Kryetar 2 Znj. Penny Renwick Anëtare Anëtar 3 Profesor Anila Hoda Anëtare Data: 6-7 korrik 2017

Page 3: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

Përmbajtja Rreth këtij vlerësimi ............................................................................................................... 1

Konteksti i këtij vlerësimi ....................................................................................................... 2

Raport i përmbledhur ............................................................................................................ 3

Përmbledhje e gjetjeve .......................................................................................................... 6

Fusha e Vlerësimit 1: Organizimi dhe Menaxhimi i tij ............................................................ 7

Fusha e Vlerësimit 2: Burimet ............................................................................................. 11

Fusha e Vlerësimit 3: Kurrikula ........................................................................................... 15

Fusha e Vlerësimit 4: Mësimdhënia, Mësimnxënia, Vlerësimi dhe Kërkimi .......................... 20

Fusha e Vlerësimit 5: Studentët dhe Mbështetja e tyre ....................................................... 24

Lista e dokumenteve ........................................................................................................... 28

Page 4: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

1

Rreth këtij vlerësimi

Qëllimi kryesor i Vlerësimit Institucional është të vlerësojë se në çfarë shkalle institucionet e arsimit të lartë (IAL-të) i përmbushin Standardet Shtetërore të Cilësisë në Shqipëri, që hynë në fuqi në vitin 2011. Vlerësimi Institucional është procesi i vlerësimit nga grupi i ekspertëve të vlerësimit, që përbëhet nga një ndërthurje e ekspertëve nga Mbretëria e Bashkuar, të caktuar nga QAA-ja dhe të ekspertëve shqiptarë, të caktuar nga APAAL-i. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm drejtohet nga një ekspert i QAA-së.

Raportet përkatëse nuk shërbejnë vetëm për akreditimin institucional, që mbështetet në shkallën e përmbushjes së standardeve nga IAL-të, por edhe për t’iu ofruar IAL-ve, qeverisë shqiptare, publikut dhe studentëve informacion për mënyrën se si IAL-të i përmbushin standardet .Ky raport i ndihmon gjithashtu IAL-të të identifikojnë prioritetet që kanë nevojë për përmirësim (procesi që ofruesit e arsimit të lartë zbatojnë për përmirësimin sistematik të cilësisë së ofrimit dhe mënyrave për mbështetjen e të nxënit të studentëve).

Standardet Shtetërore të Cilësisë në Shqipëri janë grupuar në pesë kapituj, Fusha Vlerësimi: Organizimi dhe Menaxhimi i tij; Burimet; Kurrikula; Mësimdhënia, Mësimnxënia, Vlerësimi dhe Kërkimi; si dhe Studentët dhe Mbështetja e tyre. Ky raport identifikon karakteristikat e praktikave të mira, rekomandimet, pohimet e veprimeve të ndërmarra dhe dobësitë për çdo Fushë Vlerësimi, duke përfshirë gjykimin se në çfarë shkalle IAL-ja i përmbush standardet . Format e gjykimit që ekspertët mund të japin janë: standardet janë përmbushur plotësisht; standardet janë përmbushur kryesisht; standardet janë përmbushur pjesërisht; ose standardet nuk janë përmbushur.

Në fund, ekspertët do ta përmbyllin punën e tyre duke i rekomanduar Këshillit të Akreditimit të APAAL-it një gjykim të përmbledhur. Gjykimi i përmbledhur është një nga katër nivelet e mëposhtme:

Standardet Shtetërore të Cilësisë janë përmbushur

Standardet Shtetërore të Cilësisë janë përmbushur kryesisht

Standardet Shtetërore të Cilësisë janë përmbushur pjesërisht

Standardet Shtetërore të Cilësisë nuk janë përmbushur.

Në kuadrin e procesit të përgatitjes së raportit, QAA-ja i ka ofruar Grupit të Vlerësimit të Jashtëm mbështetje të specializuar, duke u siguruar që grupi t’i mbështesë gjetjet në raport me fakte, si dhe duke korrektuar dhe përmbledhur raportin e plotë për përmbledhjen që vijon.

Page 5: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

2

Konteksti i këtij vlerësimi

Instituti Kanadez i Teknologjisë (IKT, instituti) u themelua në vitin 2011 si institucion privat i arsimit të lartë, dhe në vitin 2012 u licensua nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për ofrimin e programeve Bachelor dhe Master. IKT-ja ofron programe studimi në: Administrim Biznesi, Administrim Biznesi dhe Teknologji Informacioni, Inxhinieri Softuerike, dhe Inxhinieri Industriale. IKT-ja ndjek si filozofi pajisjen e studentëve të tij me aftësitë e nevojshme, që kërkohen në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit, si dhe në tregjet e punës të Evropës dhe Amerikës së Veriut. Kurrikulat ofrohen në gjuhën angleze, gjë që i mundëson institutit përdorimin e teknologjive dhe teksteve më të fundit mësimore.

Në nëntor të vitit 2011, u licensuan programet e nivelit Bachelor në Inxhinieri Softuerike, Inxhinieri Industriale, Administrim Biznesi, si dhe Administrim Biznesi dhe Teknologji Informacioni, ndërsa në tetor të vitit 2012, u licensuan programet e Masterit në Inxhinieri Softuerike, Inxhinieri Industriale dhe Administrim Biznesi. Megjithatë, pezullimi i procesit të akreditimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, solli shtyrjen e akreditimit të institutit deri në mars të vitit 2016. Gjithashtu, janë licensuar dy programe Bachelor dhe dy programe Master, të cilat do të fillojnë të ofrohen në dhjetor të vitit 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm po kryheshin rekrutime.

Gjatë kryerjes së vlerësimit të jashtëm, instituti përbëhej nga Fakulteti i Inxhinierisë dhe Fakulteti i Ekonomisë, të mbështetur nga një administrator dhe një sekretare. Secili fakultet ka njësinë e tij kërkimore shkencore, si dhe gjashtë laboratorë, një bibliotekë, dhe auditorë të përmasave të ndryshme. Zyra e Marrëdhënieve me Studentët ofron shërbime për pranimet, për veprimtaritë sociale të studentëve dhe për karrierën. Instituti ka 23 pedagogë me kohë të plotë dhe 15 pedagogë me kohë të pjesshme. Gjatë realizimit të vlerësimit të jashtëm, instituti kishte 263 studentë të regjistruar në të katër programet trevjeçare të nivelit Bachelor, dhe 134 studentë të regjistruar në të tre programet dyvjeçare të nivelit Master.

Page 6: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

3

Raport i përmbledhur

IKT-ja është një institucion privat, godinat e të cilit ndodhen në qendër të Tiranës, dhe që ka filluar ta ushtrojë veprimtarinë e tij që prej vitit 2012. Gjatë realizimit të vlerësimit të jashtëm, IKT-ja kishte 263 studentë të regjistruar në të katër programet trevjeçare të nivelit Bachelor, dhe 134 studentë të regjistruar në të tre programet dyvjeçare të nivelit Master. Instituti ka 23 anëtarë të stafit akademik me kohë të plotë dhe 26 me kohë të pjesshme, të cilët japin mësim në dy Fakultete: në Fakultetin e Inxhinierisë dhe në Fakultetin e Ekonomisë.

Raporti i Vetëvlerësimit u hartua nga një ekip i ngritur nga institucioni, i cili përbëhej nga drejtues të lartë, anëtarë të stafit akademik dhe të personelit mbështetës, si dhe nga një përfaqësues i studentëve. Projektraportet iu shpërndanë një audience më të gjerë në institut, përpara përfundimit dhe miratimit nga Presidenti (Rektori).

Vizita u krye gjatë dy ditëve, në datat 6 dhe 7 Korrik 2017. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm përbëhej nga dy ekspertë të arsimit të lartë me përvojë, nga Mbretëria e Bashkuar, dhe një anëtar me përvojë në arsimin e lartë nga personeli i institucionit shqiptar. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm mbështetej nga Menaxheri i Vlerësimit dhe një mbajtës shënimesh, të caktuar nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë në Shqipëri (APAAL). Grupit të Vlerësimit të Jashtëm iu vu në dispozicion Raporti i Vetëvlerësimit dhe një dosje me dokumente mbështetëse, tetë javë përpara fillimit të vizitës së vlerësimit të jashtëm, të plotësuara më pas nga dokumentet e kërkuara shtesë. Larmia e informacionit mbështetës, e siguruar nga instituti, mundësoi njohjen e grupit me strukturën, politikat dhe procedurat e drejtimit, si dhe me natyrën e mësimdhënies dhe veprimtarisë profesionale të ndërmarrë. Dokumentet përfshinin Statutin e Institutit, rregulloret akademike, raportet vjetore, procedurat e pranimit dhe orientimit, listën e marrëveshjeve të jashtme, shembujt e informimit rreth programeve dhe dokumentet e mbledhjeve vendimmarrëse.

Gjatë vizitës së vlerësimit, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm u takua me drejtuesit e lartë, studentët, pedagogët, personelin mbështetës dhe administrativ, si dhe me partnerët e jashtëm dhe punëdhënësit. Diskutimi shërbeu për qartësimin e procedurave, përgjegjësive dhe pikëpamjeve. Gjatë të gjitha takimeve u mbajtën shënime. Si pjesë e turit të burimeve të mësimdhënies, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm vizitoi bibliotekën, hapësirat e mësimdhënies, laboratorët dhe zyrat.

Standardet për Organizimin dhe Menaxhimin e tij janë përmbushur plotësisht. Në arritjen e këtij gjykimi, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë karakteristikë të praktikës së mirë, nuk identifikoi asnjë dobësi dhe nuk pohoi asnjë veprim tashmë të ndërmarrë. Kuadrot drejtuese dhe rregullatore të institutit janë hartuar në përputhje me kërkesat e legjislacionit kombëtar për institucionet e arsimit të lartë. Statuti i Institutit dhe Rregulloret Akademike përcaktojnë misionin e tij, organizimin e brendshëm dhe organet drejtuese. Marrëveshjet për drejtimin dhe administrimin e institutit, si dhe vendimmarrjen e tij, marrin parasysh kërkesat ligjore, dhe zbatohen dhe kuptohen nga personeli i të gjitha niveleve. Plani strategjik aktual pesëvjeçar, ku përfshihen objektivat, veprimtaritë dhe synimet, planifikohet të zbatohet deri në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po përgatiste një plan të ri strategjik. IKT-ja bashkëpunon në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe nxit mobilitetin ndërkombëtar për studentët dhe stafin akademik.

Standardet për Burimet janë përmbushur plotësisht. Në arritjen e këtij gjykimi, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë karakteristikë të praktikës së mirë, nuk identifikoi asnjë dobësi dhe nuk pohoi asnjë veprim tashmë të ndërmarrë. IKT-ja ndjek politika të qarta dhe transparente për burimet njerëzore, që mbulojnë rekrutimin dhe punësimin e personelit, dhe përmbushin kërkesat rregullatore. Politikat dhe procedurat mbështesin dhe udhëheqin me efikasitet rekrutimin e anëtarëve të kualifikuar të personelit me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme, për të përmbushur kërkesat akademike dhe administrative të institutit.

Page 7: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

4

IKT-ja ka procedura të përshtatshme për vlerësimin e efikasitetit të stafit të tij akademik, duke u mbështetur në analizën e pyetësorëve të studentëve dhe ecurisë në realizimin e synimeve individuale, që janë vendosur në fillim të çdo viti akademik. Instituti ka ngritur një sistem efikas për menaxhimin financiar, dhe gjatë përgatitjes së buxhetit vjetor, merret parasysh ligji për arsimin e lartë dhe rregulloret e institutit. IKT-ja ka një sistem menaxhimi mësimnxënieje, që përbëhet nga një mori modulesh, të cilat ofrojnë informacion për studentët dhe grupet e ndryshme të personelit. Instituti ka lidhur marrëveshje me Microsoft Academy dhe Cisco Academy për ofrimin e burimeve të mësimnxënies. Infrastruktura ekzistuese, stafi akademik me përvojë dhe i kualifikuar, laboratorët dhe lidhjet e përshtatshme me tregun e punës, ndihmojnë në sigurimin e efikasitetit të të gjitha veprimtarive të institutit.

Standardet për Kurrikulën janë përmbushur plotësisht. Në arritjen e këtij gjykimi, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi dy karakteristika të praktikës së mirë, nuk identifikoi asnjë dobësi, por pohoi një veprim tashmë të ndërmarrë. IKT-ja ofron programe në përputhje me misionin e saj për nxitjen e qasjes amerikano- veriore ndaj mësimdhënies, mësimnxënies, kërkimit, zhvillimit dhe përfshirjes. Filozofia themelore e të gjitha programeve është mësimnxënia e mbështetur në projekte. Studentët e konsiderojnë këtë qasje si pikë të fortë, dhe Grupi i Vlerësimit të Jashtëm e identifikon si praktikë të mirë. IKT-ja ofron një larmi programesh të ciklit të parë dhe të dytë, duke synuar përfshirjen e fushave specifike për kontekstin shqiptar në kurrikul, të cilat janë në përputhje me Planin Strategjik të Institutit. Aktualisht, IKT-ja ofron programe me kohë të plotë të ciklit të parë dhe të dytë në fushat e inxhinierisë, IT-së dhe biznesit, si dhe synon ofrimin e një programi doktorate në të ardhmen. Në kuadër të portofolit aktual, programet e inxhinierisë industriale nuk janë të kuptueshme për studentët e mundshëm ose për tregun e punës në Shqipëri. Së fundmi, Senati Akademik ka vendosur që të kërkojë miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për ndryshimin e emrit të programeve të Inxhinierisë Industriale në programet e Menaxhimit Inxhinierik, vendim ky që pohohet nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm. IKT-ja i ofron të gjitha programet në gjuhën angleze, gjë e cila konsiderohet nga studentët si diçka tejet e rëndësishme për karrierën e tyre në të ardhmen. Shumë prej tyre synojnë t’i ndjekin studimet e Masterit jashtë vendit, gjë që konsiderohet nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm si praktikë e mirë. IKT-ja përfshin në programet e ciklit të parë dhe të dytë kryerjen e stazhit dhe mbrojtjen e temës së diplomës. Disa studentë mund të ndërmarrin projekte të mbështetura në shoqëri dhe shumë të tjerë janë të punësuar gjatë kohës që kryejnë studimet. IKT-ja po përpiqet në mënyrë aktive të nxisë kërkimin në mbarë organizatën, duke ndjekur një strategji kërkimi, zhvillimi dhe kreativiteti, si dhe pritet që anëtarët e stafit me kohë të plotë t’i kushtojë të paktën 10 për qind të kohës së tyre veprimtarisë kërkimore dhe asaj zhvillimore.

Standardet për Mësimdhënien, Mësimnxënien, Vlerësimin dhe Kërkimin janë përmbushur kryesisht. Në arritjen e këtij gjykimi, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë karakteristikë të praktikës së mirë, identifikoi një dobësi, si dhe dha një rekomandim. Cilësia e programeve monitorohet nga struktura institucionale, e përbërë nga përgjegjësit e departamenteve dhe dekanët. Përmbajta e moduleve bazë rishikohet çdo vit, në bazë të feedback-ut të studentëve (dhe personelit). Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë ndihmon në përmirësimin dhe ofrimin e programeve të studimit. Departamentet kanë të drejtën e propozimit të ndryshimeve në ofrimin dhe përmirësimin e kurrikulës, të cilat shqyrtohen dhe miratohen nga senati Akademik. Personelit i ofrohen shumë mundësi për zhvillim, duke përfshirë edhe trajnime të ofruara nga instituti për përdorimin e softuerëve të ndryshëm. Provimet zhvillohen në bazë të rregulloreve të miratuara nga Senati Akademik. IKT-ja e konsideron kërkimin si një prej elementeve kryesore përbërëse të ngarkesës akademike, të cilës i kushton të njëjtën vëmendje si mësimdhënia. Megjithatë, pavarësisht se instituti po ndjek një qasje vendimmarrëse për koordinimin e veprimtarive të ndërmarra në mënyrë individuale nga kërkuesit shkencorë në projekte afatgjata, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm e konsideron si dobësi mungesën e ecurisë në ngritjen e grupeve kërkimore

Page 8: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

5

proaktive, që mundësojnë ofrimin e rezultateve kërkimore në fushat e përcaktuara prioritare. Si rrjedhojë, rekomandohet ndjekja e një qasjeje të planifikuar për sigurimin e ndjekjes së objektivave të përcaktuara afatgjata nga grupet kërkimore, përmes së cilave synohet arritja e rezultateve të qarta, si dhe zhvillimi i një profili të qartë kërkimor (pika 4.8; Kapitulli II Standardi I.5).

Standardet për Studentët dhe Mbështetjen e tyre janë përmbushur plotësisht. Në arritjen e këtij gjykimi, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë karakteristikë të praktikës së mirë, nuk identifikoi asnjë dobësi dhe nuk pohoi asnjë veprim tashmë të ndërmarrë. Instituti e menaxhon pranimin e studentëve në programe sipas rregulloreve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Planet për këshillimin akademik janë përcaktuar në rregullore. Studentëve iu caktohet një këshilltar akademik dhe iu ofrohet komunikim i hapur, si ballë për ballë, ashtu edhe online, duke qenë se shumë prej tyre janë të punësuar. Krahas kësaj, ekziston edhe Guida e Studentit, që është gjithëpërfshirës dhe shumë e dobishme. Megjithëse nuk ka një politikë konkrete për mbështetjen e studentëve romë dhe egjiptianë, IKT-ja ndjek një politikë kundër diskriminimit, e cila përcaktohet në Kodin e Etikës, që gjendet në librin e rregulloreve. Guida e Studenti përcakton se studentët duhen respektuar njësoj, pavarësisht besimit apo kulturës së tyre. Biblioteka iu vë në dispozicion studentëve 2,800 artikuj, si dhe i ofron akses në burimet online. Statuti i IKT-së parashikon funksionimin e Këshillit Studentor, për të cilin përdor termin “qeveri studentore”, dhe e gjithë puna e Institutit përqendrohet te zëri i studentëve. Studentët kanë përfaqësuesit e tyre në Senatin Akademik, si dhe në të gjitha komisionet kyçe, apo nivelet e vendimmarrjes. IKT-ja nxit një larmi veprimtarish kulturore, sociale dhe arsimore. Veprimtaritë sportive nxiten edhe nga ofrimi i palestrave dhe mbështetja për konkurset sportive. Janë lidhur një sërë marrëveshjesh me shoqëri vendore dhe ndërkombëtare për mbështetjen e stazheve, disa prej të cilave ofrojnë punësim të menjëhershëm për studentët, në pozicione që përshtaten me aftësitë e tyre.

Në arritjen e këtyre gjykimeve, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi dy karakteristika të praktikave të mira, të cilat instituti jo vetëm që synon t’i zhvillojë më tej, por edhe t’i përhapë në të gjithë sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm dha një rekomandim dhe pohoi një veprim tashmë të ndërmarrë, që Instituti t’i marrë parasysh si mënyrë për garantimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe standardeve të programeve të tij dhe përmirësimin e mëtejshëm të përvojës së të nxënit të studentëve të tij.

IKT-ja e ndërmori vlerësimin në përputhje me udhëzimet e APAAL-it. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm vlerësoi shkallën e angazhimit të Institutit në proces dhe bashkëpunimin që iu ofrua gjatë fazës së vizitës. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm përbëhej nga Prof. Jeremy Bradshaw (Kryetar), Prof. Anila Hoda dhe znj. Penny Renwick (anëtare).

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm arriti në përfundimin se Standardet e Cilësisë janë përmbushur plotësisht në katër fusha dhe kryesisht në një fushë.

Page 9: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

6

Përmbledhje e gjetjeve

Praktika e mirë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi karakteristikat e mëposhtme të praktikës së mirë:

partneritetet e shumta të mbështetura në projekt me organizata të jashtme, që iu ofrojnë studentëve mundësi për zhvillimin e punësueshmërisë (pika 3.3; Kapitulli I Standardi I.3)

praktika e ofrimit të mësimdhënies në gjuhën angleze, gjë që studentët e konsiderojnë si faktor tejet të rëndësishëm për karrierën e tyre në të ardhmen, pasi shumë prej tyre synojnë t’i vazhdojnë studimet e Master-it jashtë vendit (pika 3.4; Kapitulli I Standardi I.4).

Dobësitë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi dobësinë e mëposhtme:

mungesa e ecurisë në ngritjen e grupeve kërkimore proaktive, të cilët sigurojnë ofrimin e rezultateve kërkimore në fushat e përcaktuara prioritare (pika 4.8; Kapitulli II Standardi I.5).

Rekomandime

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm dha rekomandimin e mëposhtëm:

ndjekja e një qasjeje të planifikuar për sigurimin e ndjekjes së objektivave të përcaktuara afatgjata nga grupet kërkimore, përmes së cilave synohet arritja e rezultateve të qarta, si dhe zhvillimi i një profili të qartë kërkimor (pika 4.8; Kapitulli II Standardi I.5).

Pohimi i veprimeve të ndërmarra

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm pohon veprimin e ndërmarrë si më poshtë:

ndryshimi i emrit nga programet e Inxhinierisë Industriale në programet e Menaxhimit Inxhinierik (pika 3.6; Kapitulli I Standardi I.6).

Përmbledhje e gjykimeve për çdo Fushë Vlerësimi

1 Standardet për Organizimin dhe Menaxhimin e tij janë përmbushur plotësisht. 2 Standardet për Burimet janë përmbushur plotësisht. 3 Standardet për Kurrikulën janë përmbushur plotësisht.

4 Standardet për Mësimdhënien, Mësimnxënien, Vlerësimin dhe Kërkimin janë përmbushur kryesisht.

5 Standardet për Studentët dhe Mbështetjen e tyre janë përmbushur plotësisht.

Gjykim i përmbledhur

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm i rekomandon Këshillit të Akreditimit se në Institutin Kanadez të Teknologjisë, Standardet Shtetërore të Cilësisë janë përmbushur plotësisht.

Page 10: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

7

Fusha e Vlerësimit 1: Organizimi dhe Menaxhimi i tij

1.1 IKT-ja është një institucion privat, që ofron programe të ciklit të parë dhe të dytë të arsimit të lartë. Autoriteti, autonomia, drejtimin, misioni dhe veprimtaritë e IKT-së përcaktohen në Statutin e tij, [A1-1.1] i cili u miratua nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me Urdhër Nr. 536, datë 24 nëntor 2016.[http://cit.edu.al/en/official-documents/#1472822295723-a19659a-666d] Ai u përditësua në vitin 2016 për t’u përshtatur me aktet e reja nënligjore.[A1-1.3] Në vitin 2012, IKT-ja u licensua nga Ministria për ofrimin e programeve Bachelor dhe Master, [http://cit.edu.al/en/official-documents] por procesi i

akreditimit u pezullua për katër vjet, gjë që solli shtyrjen e diplomimeve të para deri në vitin 2016.[M1] Rregulloret e institutit, si dhe udhëzimet e fakulteteve dhe departamenteve e

bazohen në Statut, për ofrimin e udhëzimeve për veprimtaritë dhe pjesët përbërëse të institutit.[A1-1.4; A2-2.1] [Kapitulli III Standardi I.1]

1.2 IKT-ja organizohet në mënyrë të tillë që të garantojë efikasitet në drejtim. Instituti përbëhet nga dy fakultete: Fakulteti i Inxhinierisë, që përfshin Departamentin e Inxhinierisë Softuerike, Departamentin e Inxhinierisë Industriale dhe njësinë kërkimore shkencore “CIRD Inxhinieri”; dhe Fakulteti i Ekonomisë, që përfshin Departamentin e Administrimit të Biznesit, Departamentin e Administrimit të Biznesit dhe Teknologjisë së Informacionit, dhe njësinë kërkimore shkencore “CIRD Ekonomi”.[Të dhëna institucionale për APAAL-in] Organet

drejtuese të IKT-së janë: Rektorati, që përbëhet nga Rektori, Zëvendës Rektori, dhe Dekanët; Senati Akademik; Këshilli i Etikës; Bordi Administrativ; dhe Këshillat e Fakultetit, të cilat janë në përputhje me ligjin për arsimin e lartë, si dhe me Statutin dhe rregulloret e institutit[RVV fq. 9; A1-1.3; A1-1.4]. Anëtarësia dhe detyrat e çdo organi drejtues përcaktohen në rregullore. [RVV fq. 9; A1-1.3; A1-1.4] Rektori përdor titullin “President” sipas traditës kanadeze.[M1] Aktualisht, IKT-ja nuk ka asnjë institut kërkimor, megjithëse secili fakultet ka nga njësinë e tij kërkimore shkencore.[A1-1.3; A1-1.4; M3] Struktura e

komisionit përbëhet nga drejtuesit e lartë, si: Rektori, Zëvendës Rektori, Dekanët, Përgjegjësit e Departamenteve, dhe Krerët e Njësive Kërkimore Shkencore.[A1-1.3; A1-1.4] IKT-ja ka një Njësi të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC), e cila ka është përgjegjëse për zhvillimin e politikave dhe procedurave në lidhje me sigurimin e brendshëm të cilësisë. Anëtarësia e saj përbëhet nga përfaqësues të secilit fakultet, një student dhe një anëtar i jashtëm.[A1-1.4] [Kapitulli III Standardi I.2]

1.3 Senati Akademik, i cili mblidhet çdo muaj në përgjithësi, si dhe komisionet dhe bordet e tjera, ofrojnë mundësi për debate konstruktive.[RVV fq. 10; M1; M2; M3; M4; M6] Diskutimet ndërmjet anëtarëve të Senatit Akademik, Këshillit të Etikës, këshillave të fakulteteve dhe komisioneve të bursave mbahen me procesverbal.[EA12] Studentët

përfaqësohen në të gjitha veprimtaritë vendimmarrëse dhe gëzojnë të drejtën e pjesëmarrjes në debate.[RVV fq.10; EA11; M1; M5] Studentët dhanë shembuj të ndryshimeve të kurrikulës, metodave të mësimdhënies dhe vlerësimit, si rrjedhojë e feedback-ut të tyre.[M4] Përfaqësuesit e studentëve janë pjesë e komisioneve institucionale, [A1-1.4; A5-6.1; EA11] NJSBC-së [EA11] dhe këshillave të fakulteteve.[A3-4.1; A3-4.2; EA11] Studentët përfaqësohen nga Qeveria Studentore dhe Zyra e Marrëdhënieve me Studentët [A5-2d; A5-3d; M4].[EA20 ][Kapitulli III Standardi I.3]

1.4 IKT-ja i respekton kufijtë e autonomisë së saj. Rregulloret akademike të institutit përcaktojnë autonominë e tij, duke përfshirë lirinë akademike, autonominë financiare dhe organizative, si dhe të drejtat dhe detyrimet e tij.[A1-1.3] NJSBC-ja garanton respektimin e

kufijve të autonomisë së Institutit, si dhe mbart përgjegjësinë e brendshme për monitorimin dhe vlerësimin e zhvillimit institucional.[RVV fq. 11; A1-1.4; A1-2.2] Detyrat e saj përfshijnë

vlerësimin periodik të mësimdhënies dhe veprimtarive kërkimore, dhe nëse është e përshtatshme, edhe angazhimin e ekspertëve të jashtëm.[RVV fq. 11; A1-2 . 2] [Kapitulli III

Standardi I.4]

Page 11: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

8

1.5 Në vitin 2012, Senati Akademik miratoi një plan strategjik pesëvjeçar,[RVV fq. 11; A1-3.2; A1-Vendimi i Senatit] i cili përfshin objektivat, veprimtaritë dhe qëllimet e IKT-së.[RVV fq. 11; A1-3.2] Rektori monitoron ecurinë drejt arritjes së objektivave strategjike të planit, dhe cakton përgjegjësitë sipas nevojës.[M1; M3] Ecuria e arritur përmes veprimeve të

përcaktuara në plan, vëzhgohet në të njëjtën mënyrë si ecuria e arritur përmes veprimeve të përcaktuara në raportin e akreditimit, raporte të tjera të jashtme dhe komisione.[M1; FE15; FE16] Gjatë kryerjes së vizitës së vlerësimit të jashtëm, plani po skadonte dhe për këtë arsye u hartua një plan strategjik i ri.[M1; M3] Në hartimin e planit të ri mori pjesë çdo njësi e institutit.[M1; M2; M3] Departamente, pasi i përgatisin strategjitë e tyre individuale dhe

buxhetet e tyre pesë ose shtatëvjeçare, ia paraqesin fakulteteve dhe më pas Senatit Akademik dhe Rektoratit për shqyrtimin dhe përmbledhjen e tyre në një strategji të përgjithshme koherente.[M1; M2; M3] Bordi i Administrimit shqyrton burimet që nevojiten për strategjinë e propozuar.[M1 ][Kapitulli III Standardi I.5]

1.6 IKT-ja përgatit dhe paraqet një raport vjetor të veprimtarive të brendshme dhe të jashtme, në përputhje me Rregulloret dhe aktet nënligjore.[RVV fq. 11] Ky raport diskutohet dhe miratohet nga Senati Akademik.[A1-1.4] Më pas ai paraqitet në Ministrinë e Arsimit dhe

Sportit dhe një kopje e tij arkivohet në institut. Gjithashtu, IKT-ja e publikon përmbledhjen e këtij raporti në faqen e internetit.[http://cit.edu.al/en/cit-annual-report/] [Kapitulli III

Standardi I.6]

1.7 Organet e sipërpërmendura, i mundësojnë institutit përmbushjen e misionit dhe qëllimeve të tij, si p.sh: ofrimin e programeve të arsimit të lartë, ndërmarrjen e kërkimeve, ofrimin e aftësive të të nxënit gjatë gjithë jetës, zhvillimin e aftësive të personelit, si dhe mbështetjen e prioriteteve strategjike dhe interesave për zhvillimin e vendit.[A1-1.3; A1-1.4]

[Kapitulli III Standardi II.1]

1.8 Struktura organizative e IKT-së e lehtëson vendimmarrjen, duke nxitur debate në bordet institucionale. Kjo strukturë përcaktohet në Statut dhe Rregullore.[A1-3; A1-4]

Krahas Senatit Akademik, Këshillit të Etikës, dhe këshillave të fakulteteve ka edhe komisione të përhershme për programet dhe kurrikulat, projektet e kërkimit shkencor, aplikimet dhe novacionin, si dhe për marrëdhëniet me studentët dhe garantimin e të drejtave të tyre.[RVV fq. 13; A1-1.3; A1-1.4] Rregulloret e Brendshme ofrojnë hollësi të mëtejshme për veprimtaritë e bordeve dhe komisioneve, si dhe nxjerrin në pah kulturën e diskutimeve dhe vendimmarrjes së hapur dhe transparente.[A1-2.1] Instituti konsultohet me personelin

dhe studentët gjatë proceseve vendimmarrëse, dhe ata raportojnë se mendimet e tyre merren parasysh.[M3; M4; M6] Pjesëmarrja e stafit akademik dhe e studentëve në proceset vendimmarrëse vërtetohet nga procesverbalet.[A13; EA12; EA13] Vendimet e organeve

kolegjiale janë të detyrueshme, me përjashtim të rasteve kur bien ndesh me Statutin ose Rregulloret.[RVV fq. 14] [Kapitulli III Standardi II.3]

1.9 IKT-ja e ndërmerr studime tregu për mbështetjen e misionit dhe qëllimit të saj. Një prej objektivave të Planit Strategjik të vitit 2012 ishte përditësimi i programeve të mësimdhënies dhe të kërkimit, në mënyrë që të përshtateshin me nevojat e tregut.[RVV fq. 15; A1-3.1] Për ta arritur këtë gjë, IKT-ja monitoroi zhvillimet rajonale dhe kombëtare

nëpërmjet simpoziumeve, konferencave dhe workshop-eve, si dhe leksioneve të jashtme dhe marrëveshjeve me partnerët e jashtëm.[RVV fq. 15; A1-9.1; A1-9.2; EA14] Në manualin e NJSBC-së përshkruhen procedurat për miratimin e një programi të ri studimi, duke përfshirë edhe shqyrtimin e rëndësisë së tij. Instituti do të rekrutojë studentë në programet e reja Bachelor dhe Master në Inxhinierinë Kompjuterike, ku programi i Masterit përfshin specializim në Multimedia dhe Dizajn, Siguri Kibernetike dhe Big Data. Zbatimi i këtyre planeve ka përfshirë edhe organizimin e tryezave të rrumbullakëta me shoqëri telekomunikacioni, banka, dhe organe të tjera të jashtme, për t’u njohur me kërkesat e tregut në këto fusha.[RVV fq. 15; A1-9.2; EA14; M2; M3; M6] [Kapitulli III Standardi III.1]

Page 12: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

9

1.10 IKT-ja bashkëpunon në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Megjithëse aktualisht IKT-ja nuk ofron programe të përbashkëta me institucione të tjera,[RVV fq. 13] në

Planin Strategjik të vitit 2012, zhvillimi i bashkëpunimit të përbashkët me institucione të ngjashme, përshkruhet si një prej prioriteteve kryesore të saj.[RVV fq. 14; A1-3.2] IKT-ja

synon zhvillimin e programeve arsimore dhe kërkimore të përbashkëta me universitete të tjera, veçanërisht me ato të huaja.[RVV fq. 15; A1-3.2] Gjithashtu, institucioni ka lidhur

marrëveshje me disa partnerë në Evropë dhe në Amerikën e Veriut, duke synuar zhvillimin e programeve të përbashkëta.[RVV fq. 15; A1-4, 4] Instituti është i hapur ndaj bashkëpunimeve rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, në përputhje me misionin dhe qëllimet e tij, të cilat janë përcaktuar në strategji.[RVV fq. 14; A1-3.2] IKT-ja është anëtare e

disa projekteve të mëdha të CEEPUS-it (Programi i Shkëmbimit të Studimeve Universitare për Evropën Qendrore) në fushën e IT-së, gjë që mundëson shkëmbime të personelit dhe studentëve me universitete të tjera të Evropës Qendrore.[EA9; RVV f. 34; EA9; M4; M7] [Kapitulli III Standardi III.2]

1.11 Instituti bashkëpunon me organe të tjera mbështetëse, dhe ka lidhur shumë marrëveshje me institucione vendore, shoqëri, banka dhe organe të tjera të jashtme, për mbulimin e stazheve, projekteve dhe mënyrave të tjera të bashkëpunimit.[M5; FE8-FE14]

Projektet e studentëve, të ndërmarra në bashkëpunim me partnerët e jashtëm, përfshijnë krijimin e një baze të dhënash për Kryqin e Kuq.[M6] Instituti organizon konferenca dhe workshop-e [A-9.1; A1-9.2] dhe tryeza të rrumbullakëta, në bashkëpunim me institucione partnere.[EA14] [Kapitulli III Standardi III.3]

1.12 IKT-ja ndjek një politikë mobiliteti për stafin akademik dhe studentët në nivel ndërkombëtar.[RVV fq. 15; A1-9.1; A4-7] Anëtarët e stafit kanë marrë pjesë në vizita

kërkimore, kanë punuar si konsulentë nëpër ministri, si dhe janë ftuar të mbajnë leksione në disa universitete, duke përfshirë edhe ato në Kanada, Greqi, Maqedoni dhe Brazil.[RVV fq. 16; EA4; EA9; EA15] Studentët raportojnë se iu ofroheshin mundësi të shumta për përvoja dhe shkëmbime jashtë vendit, [M4; EA9] si dhe ofruan shembuj të të diplomuarve që kanë vijuar studimet e Masterit në vende të tjera.[M7] [Kapitulli III Standardi III.4]

Page 13: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

10

Gjetje

Praktika e mirë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë karakteristikë të praktikës së mirë.

Dobësitë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë dobësi.

Rekomandime

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk dha asnjë rekomandim.

Pohimi i veprimeve të ndërmarra

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk pohoi asnjë veprim tashmë të ndërmarrë.

Gjykimi

Standardet për Organizimin dhe Menaxhimin e tij janë përmbushur plotësisht.

Page 14: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

11

Fusha e Vlerësimit 2: Burimet

2.1 IKT-ja ndjek një politikë të hapur për punësimin dhe rekrutimin e burimeve njerëzore. Rekrutimi i personelit administrativ, si dhe i stafit shkencor dhe akademik kryhet në përputhje me kuadrin ligjor.[A1-1.2] IKT-ja e rekruton personelin me kohë të pjesshme sipas rregulloreve të saj. Studentët e ciklit të dytë nxiten që të aplikojnë për vendet e lira të punës, si personel mbështetës dhe ndihmës akademik.[RVV fq. 16; A2:10] Vendet e lira të

punës në personelin administrativ dhe stafin akademik shpallen në faqen e internetit dhe nëpërmjet mënyrave të tjera të komunikimit.[A1-2.1; http://cit.edu.al/en/vacancy-announcements-faculty-of-engineering/] Kriteret dhe procedurat për rekrutimin e stafit

përcaktohen në Statut, rregullore dhe në një rregullore e veçantë për “Politikat dhe Procedurat për Rekrutimin e Stafit Akademik”. [A1-1.2; A1-1.3; A1-2.1] IKT-ja synon zhvillimin e kapacitetit të mësimdhënies nëpërmjet rekrutimit dhe mbajtjes së stafit akademik me kohë të plotë, dhe ka rekrutuar anëtarë stafi me përvojë në mësimdhënie dhe anëtarë të huaj të stafit akademik, që janë diplomuar në universitete ndërkombëtare. RVV fq. 16; A2-3 - A2-9] Instituti ndjek një politikë për nxitjen e pjesëmarrjes së stafit në konferenca,

anëtarësimin në këshilla botues dhe botimin e artikujve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.[A1-2.1] IKT-ja angazhohet në trajnimin e stafit akademik nëpërmjet seminareve, workshop-eve dhe veprimtarive kërkimore, regjistrimit në programet e doktoratës dhe mentorimit nga kolegë më me përvojë.[A4-1.1; A4-9] [Kapitulli III Standardi

IV.1]

2.2 IKT-ja angazhohet në zbatimin e politikave të personelit nëpërmjet mbledhjeve, prezantimeve përpara anëtarëve të rinj të personelit, informimit të tyre për rregulloret dhe veprimtarive të tjera orientuese.[A4-4] Instituti iu ofron trajnime të rekrutuarve të rinj nëpërmjet stafit të nivelit të lartë dhe me përvojë.[A4-9] Stafi angazhohet në organizimin e ditëve të hapura dhe përgatitjen e broshurave dhe fletëpalosjeve.[A1-9.1; A1-9.2] Në faqen

e internetit ofrohen shumë informacione që iu shërbejnë si personelit, ashtu edhe studentëve.[M4; http://cit.edu.al/en/home/] IKT-ja e përfshin personelin në të gjitha veprimtaritë që organizon, si: konferenca, seminare dhe diskutime në tryeza të rrumbullakëta.[A1-9.1; A1-9.2] IKT-ja ofron rregullisht workshop-e për cilësinë në arsimin e lartë, në përputhje me planin e miratuar pesëvjeçar.[A1-9.1; A1-9.2; A4-9] Instituti rregullon vlerësimin e arritjeve të personelit.[A1-1.4] Ekziston një politikë për nxitjen e stafit që të

marrë pjesë nëpër konferenca, të botojë artikuj të ndryshëm, të kryejë kërkime për gradë shkencore dhe të marrë pjesë nëpër trajnime specializuese jashtë vendit.[A4-4] Instituti ofron mbështetje financiare për ndjekjen e konferencave shkencore[A1-1.2] dhe nxit veprimtaritë kërkimore, zhvillimin personal, dhe inovacionin nëpërmjet vlerësimit të personelit.[A2-11; A2-12] Projektet CEEPUS ofrojnë mundësi për shkëmbimet e personelit dhe të studentëve.[FE4] Janë zhvilluar disa konferenca ndërkombëtare, duke përfshirë edhe një në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.[A1-9.1; A1-9.2] Stafi raportoi se ata

kanë përfituar mbështetje financiare dhe ndihma për studimet e doktoraturës gjatë kohës së mësimdhënies.[M2] [Kapitulli III Standardi IV.2]

2.3 IKT-ja i zbaton me efikasitet politikat e vlerësimit periodik të aftësive të anëtarëve të stafit. Ajo e vlerëson stafin akademik nëpërmjet një formulari vlerësimi që dorëzohet nga secili anëtar, si dhe nëpërmjet feedback-ut të studentëve, që mbulon vlerësimin e stafit dhe të kursit.[0.3; A1-1.3a; M2] Departamentet dhe fakultetet hartojnë raporte vjetore për

performancën e secilës njësi, duke mbuluar mësimdhënien, kërkimin dhe aktivitetet ekstrakurrikulare.[Kapitulli III, Standardi IV.3]

2.4 Për të zbatuar politikën e zhvillimit social, Instituti organizon një sërë veprimtarish sociale, si: ndihma për familjet në nevojë, dhurime librash, ndihmë financiare për komunitetin rom dhe dhurim gjaku për fëmijët me talasemi.[A1-9.1; A1-9.2] Gjithashtu, studentët marrin pjesë nëpër veprimtari të ndryshme dhe kanë krijuar një “klub dhurimi”.[A1-9.1; A1-9.2] IKT-ja i fton profesorët ndërkombëtarë të japin leksione të hapura për komunitetin vendas.[A1-

Page 15: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

12

9.1; A1-9.2] Personeli ka organizuar edhe veprimtari trajnuese për ndihmën e parë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqipëri, ku kanë marrë pjesë shumë studentë. [A1-9.1; A1-9.2] [Kapitulli III Standardi IV.4]

2.5 Ka edhe një njësi të burimeve njerëzore, që ka politika të qarta dhe linja raportimi.[A1-2.1] Rregulloret Akademike i përcaktojnë qartësisht detyrat, përgjegjësitë dhe funksionet e të gjithë punonjësve.[A1-2.1] Për çdo pozicion ekziston një kontratë dhe përshkrim pune në përputhje me ligjin.[M3] [Kapitulli III Standardi II.2]

2.6 Senati miratoi rregulloret dhe Standardet për përgatitjen e buxheteve dhe menaxhimin financiar.[A1-2.1] Duke qenë se IKT-ja është institucion privat, ajo është në

gjendje t’i përcaktojë vetë politikat e saj. Raundi i buxhetit vjetor nis me kërkesat dhe propozimet e departamenteve dhe të nënnjësive të tjera përkatëse. Më pas departamentet dhe nënnjësitë e tjera përgatisin planin e buxhetit dhe ia dorëzojnë administratorit, përpara se të shqyrtohet dhe të miratohet nga Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit. Për sa i përket financimit, ekziston një proces transparent alokimi, ndërsa për sa i përket mësimdhënies, IKT-ja i përgatit buxhetet në bazë të numrit të studentëve.[A1-2.1; M2]

[Kapitulli III Standardi VI.1]

2.7 Ekziston edhe një zyrë kontabiliteti, e cila e ushtron veprimtarinë e saj nën mbikëqyrjen e një administratori. Transparenca e përgatitjes së buxhetit pasqyrohet nga transparenca e mënyrës se si shpenzohen paratë. Instituti ka rregullore të qarta dhe i kryen të gjitha veprimtaritë lidhur me kontabilitetin në përputhje me kuadrin ligjor.[M2; A1-2.1] buxheti i departamenteve menaxhohet nga vetë departamentet, por disa financime koordinohen në nivel fakulteti.[M3] [Kapitulli III Standardi VI.2]

2.8 Raportet financiare përgatiten çdo vit, në përputhje me kuadrin ligjor, dhe komunikohen qartësisht, si brenda, ashtu edhe jashtë Institutit. Edhe auditivet financiare deklarohen. Auditimet e brendshme kryhen rregullisht, ndërsa auditimet e jashtme kryhen herë pas here.[M3; A1-2.1] Aksionarët e miratojnë planin strategjik pesëvjeçar, i cili përfshin plane financiare, duke i dhënë prioritet cilësisë së arsimit.[A1-3.2] Të ardhurat nga tarifat e

studentëve përdoren për të investuar në përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e shërbimit për studentët.[M6] [Kapitulli III Standardi VI.3]

2.9 IKT-ja ka zhvilluar një sistem të ri menaxhimi, bazuar në arkitekturën e internetit. Ky sistem përfshin një sërë modulesh, që i ofrojnë informacione rreth menaxhimit grupeve të ndryshme të personelit, si dhe i ofrojnë studentëve burime dhe informacione rreth mësimxënies dhe mësimdhënies. Informacioni që shkëmbehet nga personeli administrativ përfshin programet, kurset dhe leksionet. Hedhja e të dhënave mund të realizohet në mënyrë manuale ose automatike. Studentët, që kanë fituar bursa, kanë ndihmuar në hedhjen e të dhënave në sistem.[A2-13; RVV fq.21-22] [Kapitulli III Standardi VII.1]

2.10 IKT-ja orientohet drejt teknologjisë dhe është anëtare e Microsoft Academy dhe Cisco Academy.[A4-11; turi në ambiente] Përmes mbështetjes shtesë, Instituti ka organizuar veprimtari, si: diskutime në tryeza të rrumbullakëta me temë: “Strategjitë e Marrëdhënieve me Publikun në Shqipëri”, dhe leksione të hapura me temë: “Aspektet Etike të Shoqërive Tregtare” dhe “Digital Albania”, që kanë nxitur zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet industrisë dhe akademisë.[14] IKT-ja po punon me qeverinë për zhvillimin e sistemeve të përmirësuara të informacionit për qytetarët shqiptarë. Qëllimi është krijimi i një marrëdhënieje të fortë midis akademisë, industrisë dhe qeverisë.[RVV fq. 22-23; FE8; FE9; FE10; FE11; FE12; FE13; FE14; M6] Instituti nuk ofron programe të të nxënit në

distancë.[Kapitulli III, Standardi VII.2]

2.11 Instituti nuk zotëron asnjë pasuri të paluajtshme,[EA29; A1-7; turi në ambiente] por mban të dhëna për pronat që ka marrë me qira.[A1-7] Rektorati ka parashtruar planet për ndërtimin e një kampusi në periferi të Tiranës, të cilat janë ende vetëm në fazat e

Page 16: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

13

para.[A1-10] Instituti i ka paraqitur Ministrisë së Arsimit dhe Sportit propozimet për ristrukturimin e fakulteteve dhe programeve të studimit, për të tërhequr sa më shumë studentëve.[FE7] [Kapitulli III Standardi VII.3]

2.12 IKT-ja i ruan të gjitha informacionet përmes botimit dhe arkivimit, si dhe nëpërmjet organizimit të veprimtarive të përbashkëta, që synojnë shpërndarjen e informacionit. Informacionet institucionale publikohen edhe në faqen e internetit.[http://cit.edu.al/en/home/]

Instituti e vlerëson pjesëmarrjen në lloje të ndryshme veprimtarish, për përmirësimin e jetës së studentëve dhe personelit, si dhe për ofrimin e informacioneve për grupet përkatëse. IKT-ja cakton persona për mirëmbajtjen e aseteve të saj.[A1-2.1; A1-9.1; A1-9.2; RVV fq. 24-25] [Kapitulli III Standardi VII.4]

2.13 Infrastruktura e institutit është e përshtatshme për të gjitha veprimtaritë që mund të organizohen.[A1-8; EA24] Përgjegjës për verifikimin e infrastrukturës është një grup pune, i cili ka kryer edhe një inspektim të infrastrukturës së IKT-së.[A1-8] Ambientet e

mësimdhënies janë të pajisura me laptopë, projektorë, kompjutera, si dhe kanë një bibliotekë dhe disa laboratorë.[turi në ambiente] Hapësira e IKT-së është e mjaftueshme,

dhe i përmbush nevojat aktuale të institutit. Studentët do të parapëlqenin të kishin një kampus më të madh me fusha futbolli, por e vlerësojnë edhe cilësinë e infrastrukturës, duke përfshirë laboratorët, WI-Fi, ajrin e kondicionuar dhe kafenetë.[M4] [Kapitulli III Standardi

VII.5]

2.14 IKT-ja po zhvillon projekte të ndryshme me palë të jashtme, dhe ofron burime njerëzore dhe infrastrukturore.[RVV fq. 26] IKT-ja bashkëpunon me universitete të tjera

nëpërmjet organizimit të konferencave të përbashkëta, si dhe nëpërmjet mobilitetit të personelit dhe studentëve. Gjithashtu, ajo bashkëpunon me organizata të tjera si bankat dhe agjencitë, ndërsa punonjësit mund t’i ndjekin leksionet në IKT.[A5-1b; FE8-14; M5]

Aktualisht, instituti kryen anketime për të vlerësuar shërbimet që ofron, me qëllim identifikimin e hapësirave për përmirësim.[RVV fq. 26, M1] [Kapitulli III Standardi VII.6]

2.15 Ambientet dhe godinat i përmbushin kërkesat e përcaktuara në standardet përkatëse shtetërore. [A1-8] IKT-ja ofron të gjitha pajisjet dhe ambientet e nevojshme për ofrimin e mësimdhënies dhe veprimtarive të tjera. [A1-7; turi në ambiente] Sipërfaqja e institutit është 6.8 metra katrorë për student.[EA30] Orët e mësimit zhvillohen me dy turne,

paradite dhe pasdite, ku një turn ka më pak se 200 studentë. Siguria ndaj zjarrit, sistemi sanitar, i higjienës dhe i ngrohjes i përmbushin standardet e kërkuara.[A1-8] Gjithashtu, instituti ka burime alternative të furnizimit me energji elektrike.[A1-8] [Kapitulli III Standardi

V.1]

2.16 Krahas Zyrës së Arkivës dhe Protokollit, IKT-ja i ruan të dhënat në format të shtypur në çdo njësi. Kur është e mundur, të dhënat ruhen edhe në format elektronik. Zyrat administrative mbajnë statistikat përkatëse. Për shembull, regjistrimi i studentëve dhe të dhënat e matrikullimit ruhen nga sekretaret e fakultetit, nga Kryesekretaria dhe Zyra e Pranimeve. Materialet e mësimdhënies ruhen në Zyrën e Arkivës dhe të Protokollit, pas miratimit të Senatit Akademik. Këto materiale janë të disponueshme për studentët dhe personelin në bibliotekë, ose online. Ka edhe një regjistër ku ruhen të dhënat personale të studentëve, së bashku me informacionet lidhur me ta, rezultatet akademike, programet e studimit, diplomat dhe suplementët. Sekretaret e fakulteteve ruajnë edhe të dhënat e përshtatshme.[RVV fq. 27; M6 turi i ambienteve] [Kapitulli III Standardi V.2]

Page 17: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

14

Gjetje

Praktika e mirë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë karakteristikë të praktikës së mirë.

Dobësitë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë dobësi.

Rekomandime

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk dha asnjë rekomandim.

Pohimi i veprimeve të ndërmarra

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk pohoi asnjë veprim tashmë të ndërmarrë.

Gjykimi

Standardet për Burimet janë përmbushur plotësisht.

Page 18: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

15

Fusha e Vlerësimit 3: Kurrikula

3.1 IKT-ja ofron programe në përputhje me misionin e saj për promovimin e qasjes së përdorur në Amerikën e Veriut në mësimdhënie, mësimnxënie, kërkim, zhvillim dhe përfshirje.[RVV fq. 28; http://cit.edu.al/en/home/; M1; M7] Instituti ofron një larmi programesh të ciklit të parë dhe të dytë, duke synuar përfshirjen e fushave specifike për kontekstin shqiptar në kurrikul.[RVV fq. 28; A3-1.1; M1] Me mbështetjen e Departamentit të

Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun, IKT-ja ndërmerr studime tregu të hollësishme dhe kryen diskutime në tryeza të rrumbullakëta me punëdhënës, të cilët mbështesin zhvillimin e programeve të reja.[RVV fq. 28; A3-3.2; A3-3.3; EA14; FE3; M1; M3; M5; M6] Kriteret e pranimit përcaktohen në Rregulloret e Brendshme të IKT-së, [A1-2.1] ndërsa rregulloret e programeve paraqesin kërkesat e pranimit specifike në varësi të programit.[A3-2.3] Të gjitha programet ofrohen në gjuhën angleze; dhe kriteret e pranimit, që përfshijnë edhe zotërimin e anglishtes, specifikohen qartë.[RVV fq. 28; http://cit.edu.al/en/home/; EA2]

Për të aplikuar në programin e ciklit të dytë, aplikantët duhet t’i kenë përfunduar studimet Bachelor në të njëjtën fushë, ose në një fushë të ngjashme.[RVV fq. 28; A3-2.3] [Kapitulli I

Standardi I.1]

3.2 Aktualisht, IKT-ja ofron programe me kohë të plotë të ciklit të parë dhe të dytë në fushat e inxhinierisë, IT-së dhe biznesit, si dhe synon ofrimin e një programi doktorate në të ardhmen.[RVV fq. 29; A3-1.1] Këtë vit do të hapen katër programe të reja në ciklin e parë dhe të dytë në fushat e inxhinierisë kompjuterike, IT-së, financës dhe kontabilitetit.[RVV fq. 29; http://cit.edu.al/en/offical-documents/; M1; M2; M3; M7] Në vitin 2016, Senati Akademik

miratoi një strategji për të nxënit gjatë gjithë jetës dhe IKT-ja ka zhvilluar programe në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit dhe programimin e avancuar JAVA, ku specifikohen cilësitë e të diplomuarve.[EA3] [Kapitulli I Standardi I.2]

3.3 IKT-ja po punon me Planin Strategjik dhe të Biznesit të vitit 2012, dhe të gjitha programet përafrohen me të. Duke qenë se ndiqet modeli i Amerikës së Veriut, pjesë e filozofisë bazë të të gjitha programeve është të nxënit të mbështetur në projekte. Disa nga këto projekte zhvillohen në partneritet me shërbimin ambulator. Studentët mendojnë se kjo qasje është pikë e fortë, si dhe përputhet me Standardet Evropiane dhe Standardin e Udhëzimeve 1.3: “Institucionet duhet të sigurojnë ofrimin e programeve në mënyrë të tillë që të nxisë rolin aktiv të studentëve në krijimin e procesit të mësimnxënies, si dhe që kjo qasje të pasqyrohet nga vlerësimi i studentëve.[RVV fq. 29; A1-3.2; M1; M2; M3; M4] Grupi i

Vlerësimit të Jashtëm i konsideron partneritetet e mbështetura në projekte me organizata të jashtme, që ndihmojnë në zhvillimin e punësueshmërisë së studentëve, si karakteristikë të praktikës së mirë. Në programe përcaktohen qartësisht edhe përfundimet e tyre.[RVV fq. 29; A3-2.2; M2] Gjatë anketimit të studentëve, të gjithë studentët konfirmuan se modulet i përmbushin qëllimet dhe objektivat e programit. Studentët që u takuan me Grupin e Vlerësimit të Jashtëm ishin në dijeni të objektivave të mësimnxënies për çdo modul, dhe dokumentacionin e dobishëm që gjendet online.[Anketimi i studentëve; M4] Suplementët e diplomave përmbajnë modulet e studiuara dhe kreditet e përftuara.[A3-2.4; M6] [Kapitulli I

Standardi I.3]

3.4 Qëllimi kryesor i Plani Strategjik dhe të Biznesit i vitit 2012 është ofrimi i një ure lidhëse midis arsimit kanadez dhe universiteteve të njohura në arenën ndërkombëtare. Disa të diplomuar i kanë vijuar studimet jashtë vendit.[A1-3.2; A5.7; M1; M3; M4; M7] IKT-ja

vendos një sërë lidhje ndërmjet stafit dhe studenteve me universitete dhe shoqëri të ndryshme, si për shembull nëpërmjet projekteve, botimeve te stafit dhe klubeve studentore.[EA4; FE1; FE2; M3; M4; M6; M7] Të gjitha programet ofrohen në gjuhën angleze, gjë që konsiderohet nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm si karakteristikë e praktikës së mirë, dhe studentët mendojnë se kjo gjë do të ndikojë pozitivisht në karrierën e tyre në të ardhmen, duke qenë se shumë prej tyre synojnë t’i ndjekin studimet Master jashtë vendit. [RVV fq. 28; http://cit.edu.al/en/home/; M2; M4] IKT-ja e mbështet kurrikulën e saj në

Page 19: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

16

studime të hollësishme tregu dhe në diskutimet në tryeza të rrumbullakëta me punëdhënës, në fusha si p.sh telekomunikacion dhe në sektorin bankar, që garantojnë ndjekjen e prirjeve vendore dhe kombëtare. [RVV fq.28; A3-3.2; A3-3.3; EA14; FE3; M3; M5] [Kapitulli I

Standardi I.4]

3.5 IKT-ja disponon burimet e nevojshme njerëzore për ofrimin e programeve të saj, dhe ka punësuar 42 anëtarë të stafit me kohë të plotë dhe 15 anëtarë me kohë të pjesshme.[0.2] Instituti e menaxhon ngarkesën mësimore të stafit sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për t’iu dhënë mundësinë anëtarëve të tij që të marrin pjesë në veprimtari të tilla si kërkimi dhe administrimi, të cilat miratohen nga Senati Akademik.[RVV fq. 30-31; A2-10; M7] [Kapitulli I Standardi I.5]

3.6 Senati i mbikëqyr programet mësimore.[A1-1.3; A1-2.1; M3] Personeli raportoi se

me portofolin aktual, programet e inxhinierisë industriale nuk janë lehtësisht të kuptueshme për studentët e mundshëm, ose për tregun e punës në Shqipëri.[M1; M3; M6] Së fundmi,

Senati Akademik ra dakord ta ndryshonte emrin e programeve të Inxhinierisë Industriale në Menaxhim Inxhinierik, dhe aktualisht po kërkon miratimin e këtij ndryshimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm e pohon ndryshimin e emrit të programeve, si dhe vëren korrespondencën e vazhdueshme me Ministrinë.[FE7] Kriteret e pranimit përcaktohen në Rregulloret Akademike, ndër të cilat është edhe zotërimi i gjuhës angleze.[RVV fq. 31; A1-2.1] Gjithashtu, përcaktohen qartë edhe modulet dhe kreditet për çdo program.[RVV fq. 29; A3-2.2] Gjatë javës së tutorimit në IKT, studentëve iu ofrohet orientim për programet, nga anëtarët me përvojë të stafit dhe studentët më të mëdhenj. [RVV fq. 31; EA5; M4; M6; M7] IKT-ja ka një faqe interneti gjithëpërfshirëse, ku ofron informacione të hollësishme për programet.[RVV fq. 28; http://cit.edu.al/en/home/; M4; M6]

[Kapitulli I Standardi I.6]

3.7 Siç përcaktohet edhe në rregulloret e institutit dhe të programeve, të gjitha programet mundësojnë kalimin progresiv nga cikli i parë në të dytin.[RVV fq. 31; A1-2.1; A3-2.3] Programet e ciklit të parë iu ofrojnë studentëve njohuritë themelore. Studentët përvetësojnë një sërë aftësish, praktike nëpërmjet ndjekjes së një qasjeje të orientuar drejt projekteve.[RVV fq. 32; A3-2.1; A3-2.3; A5-5; M3; M4; M5] Aplikantët duhet t’i kenë

përfunduar studimet Bachelor në të njëjtën fushë, ose në një fushë të ngjashme për të kaluar në programet e ciklit të dytë.[RVV fq. 28; A3-2.1; A3-2.3] Rregulloret përfshijnë një

dispozitë për transferimin e studimeve, dhe pavarësisht se kjo lehtësi nuk përcaktohet në Guidën e Studentit, vetë studentët janë shumë të qartë për procedurat që duhet të ndjekin në rast se duan t’i transferojnë studimet. Disa studentë kanë arritur t’i transferojnë studimet në institucione jashtë vendit pa asnjë lloj vështirësie.[A1-2.1; A3-4.2; M3; M4; M6]

[Kapitulli I Standardi I.7]

3.8 Planet për këshillimin akademik përcaktohen në Rregullore. Studentët kanë këshilltarin e tyre akademik dhe të paktën një orë në javë i kushtohet këshillimit akademik.[RVV fq.32; A1-2.1; A5-3b; M7] Në fillim të vitit akademik, të gjithë anëtarët e personelit dhe studentët marrin pjesë në javën e tutorimit.[RVV fq. 32; A4-12; EA5] Studentët raportojnë në Anketimin e Studentëve se anëtarët e personelit janë të

gatshëm për t’i ndihmuar, dhe ata që u takuan me Grupin e Vlerësimit të Jashtëm u shprehën pozitivisht për politikën e dyerve të hapura, dhe aksesin në personelin administrativ dhe akademik.[Anketimi i Studentëve; M3; M4] Rregulloret e IKT-së përmbajnë dispozita për kontributin e anëtarëve të huaj të personelit.[A1-2.1] Instituti

kërkon që të rekrutojë anëtarë të huaj personeli. Aktualisht në Institut punojnë gjashtë pedagogë të huaj, dhe shumë të tjerë janë kualifikuar jashtë vendit.[RVV fq. 33; 0.2; M2; M7] Gjatë rekrutimit të anëtarëve të stafit akademik, instituti merr parasysh profilin kërkimor dhe botimet e tyre.[A1-2.1; A4-14] IKT-ja ndjek një sërë qasjesh mësimore, duke u përqendruar te të nxënit të mbështetur në projekte.[RVV fq. 32; EA6; M1; M2; M3; M4; M5] Në të gjitha programet e studimit, 70 për qind e orëve mësimore ofrohen nga anëtarët e

Page 20: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

17

stafit akademik me kohë të plotë, ndërsa 30 përqindëshi i mbetur ofrohet nga anëtarët e stafit akademik me kohë të pjesshme.[RVV fq. 33; A2-10] [Kapitulli I Standardi I.8]

3.9 IKT-ja ka lidhur marrëveshje për ofrimin e stazheve me një sërë shoqërish si "Posta Shqiptare", "Autoriteti Kombëtar i Ushqimit" dhe "FI Bank". [RVV fq. 33; A5-1b; FE8-14; M5] Projektet e diplomave përfshihen në programet e ciklit të parë dhe të dytë, të cilat

mbështeten nga një manual i dobishëm për stazhin. Përpos kësaj, disa studentë ndërmarrin projekte të mbështetura në shoqëri, dhe shumë të tjerë punojnë gjatë studimeve.[RVV fq. 33; http://cit.edu.al/en/home/; A5-2b; A5-3b; EA7; EA8; M3; M4; M5; M7] Personeli dhe

studentët përfshihen në një sërë workshop-esh dhe projektesh, që mbështesin zhvillimin e personelit dhe mundësitë e punësimit të të rinjve.[A1-9.1; A1-9.2; FE1; FE2; M1; M3; M4; M5; M7] Në të gjitha programet e studimit, 70 për qind e orëve mësimore ofrohet nga anëtarët e stafit akademik me kohë të plotë, ndërsa 30 për qind nga ata me kohë të pjesshme.[RVV fq. 33; A2-10] IKT-ja ruan të dhëna lidhur me punësimin ose studimet e mëtejshme të të diplomuarve.[RVV fq. 34; A5-6] Gjithashtu, instituti synon të nxisë kërkimin në nivel institucioni dhe po ndjek një strategji kërkimi, zhvillimi dhe kreativiteti.[4-14; M1; M2; M3] Megjithatë në Fushën e Vlerësimit 4, mungesa e ecurisë në ngritjen e grupeve

kërkimore proaktive, që mundësojnë ofrimin e rezultateve në fushat e mirëpërcaktuara prioritare, identifikohet si dobësi, dhe si rrjedhojë IKT-së i rekomandohet shqyrtimi i mënyrave për përforcimin e kërkimeve në programet e ciklit të dytë. Kjo gjë do të mirëpritej nga studentët, pasi do të dëshironin të kishin më shumë mundësi të angazhoheshin në kërkime.[M4] [Kapitulli I Standardi I.9]

3.10 Programet e IKT-së janë me kohë të plotë, hartohen në përputhje me Procesin e Bolonjës, si dhe përcaktohen në rregulloret e institutit. Në këtë kuadër, personeli bazohet në modelet e kurrikulave të Amerikës së Veriut dhe Evropës për hartimin e kurrikulave që do të ofrojë.[A1-1.4; M3; M7] Ato organizohen në module dhe kredite sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve.[RVV fq. 34; A1-2.1; A3-1.2; A3-2.1] Instituti ka

rregullore për transferimin e studentëve, dhe një numër i vogël studentësh i kanë transferuar studimet në Shqipëri ose jashtë vendit.[RVV fq. 34; A1-2.1; A5-7; M3; M6] Diploma shoqërohet nga suplementi i saj dhe jepet në fund të programit.[RVV fq. 34; A3-2.3; M6] Të

gjithë studentët janë të kënaqur me ecurinë e gjuhës së huaj, dhe i japin një rëndësi të veçantë mundësisë që i ofrohet për zhvillimin e aftësive të shkëlqyera në gjuhën angleze.[Anketimi i Studentëve; M2; M4] Së fundmi, IKT-ja ka marrë miratimin për të

marrë pjesë në dy projekte CEEPUS në fushën e IT-së, të cilat mundësojnë shkëmbimin e personelit dhe studentëve. Të gjitha mundësitë e ofruara vlerësohen pozitivisht nga personeli dhe studentët.[RVV fq. 34; EA9; M4; M7] Afërsisht 50 për qind e stafit akademik

kanë punuar jashtë vendit gjatë pesë viteve të fundit dhe mbi 70 për qind e tyre raportojnë se ndërkombëtarizimi i institutit është i mirë.[Anketimi i stafit] [Kapitulli I Standardi I.10]

3.11 IKT-ja përfshin në programet e ciklit të parë dhe të dytë kryerjen e stazhit dhe mbrojtjen e tezës së diplomës. Disa studentë ndërmarrin projekte të mbështetura në shoqëri dhe shumë të tjerë janë në marrëdhënie pune gjatë studimeve të tyre. Studentët punojnë në grupe të vogla për t'i realizuar projektet, duke zhvilluar kështu aftësitë për punësim, si aftësitë për të udhëhequr, për të punuar në grup apo për të komunikuar. Studentët mendojnë se ofrohen më shumë mundësi për stazhe në fushën e IT-së sesa në atë të administrimit të biznesit, dhe shprehen se do ta mirëprisnin me kënaqësi ofrimin e këtyre mundësive edhe në inxhinierinë industriale. Instituti dëshiron të shqyrtojë mënyrat e shtimit të këtyre mundësive.[RVV fq. 33; http://cit.edu.al/en/home/; A5-2b; A5-3b; EA7; EA8; M2; M4; M5; M7] Kurrikulat përfshijnë përgatitjen dhe prezantimin e një teze dhe studentëve që nuk e kryejnë praktikën profesionale nuk iu lejohet ta mbrojnë temën e diplomës.[RVV fq. 33; A3-23; EA8] IKT-ja organizon disa aktivitete ekstrakurrikulare, duke përfshirë

ekskursione jashtë vendit, klubin e robotikës, ditë e hakimit, dhe një sërë leksionesh të hapura.[RVV fq. 35; A1-9.1; A1-9.2; FE1; FE2; M3; M4; M6] [Kapitulli I Standardi I.11]

Page 21: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

18

3.12 IKT-ja përfshin në programet e ciklit të parë dhe të dytë kryerjen e stazhit, i cili zhvillohet në semestrin e dytë të vitit të tretë të ciklit të parë, ose në semestrin e dytë të vitit të dytë të ciklit të dytë.[RVV fq. 35; A5-2; http://cit.edu.al/en/home/; M3] IKT-ja ka lidhur

marrëveshje me një sërë shoqërish në sektorin privat të Shqipërisë, si Banka e Bashkuar e Shqipërisë, iTK, dhe Plus Communication, të cilat mbështesin kryerjen e stazheve. Mundësitë për kryerjen e etazheve jashtë vendit ofrohen nëpërmjet programeve CEEPUS.[RVV fq. 35; A1-4; FE4; M4; M5; M6; M7] Studentët do të dëshironin t’iu ofroheshin më shumë mundësi dhe shkëmbime ndërkombëtare.[M4] IKT-ja punëson disa prej studentëve të saj me kohë të pjesshme, si dhe ofron mundësi për punësimin e të diplomuarve.[RVV fq. 36; EA10; M4; M5; M7] Të gjithë studentët që morën pjesë në

Anketimin e Studentëve janë të kënaqur me zhvillimin e aftësive profesionale, dhe ata që u takuan me Grupin e Vlerësimit të Jashtëm kishin ambicie për të ardhmen dhe besonin në aftësitë e zhvilluara gjatë këtij programi.[Anketimi i Studentëve; M4; M5] [Kapitulli I

Standardi I.12]

Page 22: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

19

Gjetje

Praktika e mirë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi karakteristikat e mëposhtme të praktikës së mirë:

partneritetet e shumta të mbështetura në projekt me organizata të jashtme, të cilat zhvillojnë punësueshmërinë e studentëve (pika 3.3; Kapitulli I Standardi I.3)

praktika e ofrimit të të gjitha orëve të mësimit në gjuhën angleze, gjë të cilën studentët e konsiderojnë si aspekt pozitiv për karrierën e tyre në të ardhmen, duke qenë se shumë prej tyre synojnë t’i ndjekin studimet e Masterit jashtë vendit (pika 3.4; Kapitulli I Standardi I.4).

Dobësitë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë dobësi.

Rekomandime

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk dha asnjë rekomandim.

Pohimi i veprimeve të ndërmarra

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm pohon veprimin e ndërmarrë si më poshtë:

ndryshimi i emrit të programeve të Inxhinierisë Industriale në programet e Menaxhimit Inxhinierik (pika 3.6; Kapitulli I Standardi I.6).

Gjykimi

Standardet për Kurrikulën janë përmbushur plotësisht.

Page 23: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

20

Fusha e Vlerësimit 4: Mësimdhënia, Mësimnxënia, Vlerësimi dhe Kërkimi

4.1 IKT-ja e miraton formalisht kalendarin akademik [A4-12] sipas udhëzimeve të

Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe në konsultim me stafin akademik. Të gjithë studentëve iu kërkohet të kryejnë stazhin. IKT-ja ka kapacitete të mjaftueshme për stazhe brenda dhe jashtë vendit, në bazë të marrëveshjeve ekzistuese.[A4-13] Instituti ka përgatitur një Manual për Stazhet, për t’i ardhur në ndihmë studentëve.[A5-1] Mbikëqyrësit i ndihmojnë dhe i udhëzojnë studentët e tyre. Për zhvillimin e orëve të mësimit ka në dispozicion gjashtë laboratorë.[turi në godina] Studentët dhe personeli kanë akses në bibliotekë dhe një rrjet bibliotekash online, ku mund të gjejnë të gjitha tekstet e kërkuara nga programet.[A1-2.1] Studentët raportuan se do t’iu pëlqente të kishin më shumë mundësi për t’u angazhuar në nivel universitar dhe pasuniversitar, dhe do të donin që kurrikula të mbulonte lidershipin, teorinë e lojës dhe punësueshmërinë.[M4] Studentët raportuan se, mundësitë e stazhit për studentët e biznesit është i kufizuar, veçanërisht në nivelin Bachelor.[M4] [Kapitulli I

Standardi II.1]

4.2 Të gjithë studentët që kanë shlyer detyrimet e një programi studimi pajisen nga IKT-ja iu me diplomën përkatëse, që është dokument zyrtar.[A3-2.4] Proceset e vlerësimit zhvillohen sipas rregulloreve të miratuara nga Senati Akademik, dhe sipas dokumentit “Për Vlerësimin e Studentëve”.[A1-2.1] Këto rregullore janë të disponueshme për publikun, në bibliotekë dhe në format të shtypur.[A1-2.1] Gjithashtu, Guida e Studentit përmban ekstrakte nga rregulloret e vlerësimit.[A5] Për programet e studimit dhe kriteret e diplomimit ekzistojnë një sërë rregulloresh.[A1-2.1] Rregullorja për hartimin e tezës specifikon rregullat për tezën e diplomës[A1-2.1] dhe është e disponueshme në format të shtypur në bibliotekë. Instituti e kryen vlerësimin në mënyrë anonime.[A1-2.1; M4] Studentët njoftohen për rezultatet e provimit nëpërmjet email-it dhe Sistemit të Menaxhimit të Universitetit. [A2-13] Rregulloret e programit të studimit specifikojnë procedurat për ankesat dhe ankimimet.[A3-2.3] Studentët

janë të kënaqur me procedurat për vlerësimin dhe rivlerësimin, dhe jo vetëm që kanë akses në rezultatet e provimeve të tyre, por dinë edhe se si t’i ankimojnë ato.[M4] [Kapitulli I

Standardi II.2]

4.3 Struktura institucionale, me përgjegjësit e departamenteve dhe dekanët, siguron monitorimin e cilësisë së programeve të studimit. Përmbajtjes e moduleve rishikohet çdo vit, në bazë të feedback-ut të studentëve (dhe personelit). [M3] Pyetësorët e studentëve [A4-2.1; M4] ofrojnë një mekanizëm për vlerësimin e secilit kurs, dhe stafit që i ofron. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) kryen anketime anonime online. Personeli iu dorëzon Presidentit dhe Dekanëve një raport vjetor të rishikimit. Në Raportet Vjetore të Fakultetit paraqitet një vlerësim i performancës institucionale në këto fusha.[A3-4.1; A3-4.2] Instituti rishikon dhe përmirëson vazhdimisht programet e studimit dhe ia përcjell ndryshimet Senatit Akademik për miratim.[A3-4.1; A3-4.2] [Kapitulli I Standardi II.3]

4.4 IKT-ja ndjek një politikë të qartë për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. Cilësia e mësimdhënies kontrollohet nga strukturat e brendshme. NJSBC-ja ndihmon në përmirësimin e programeve të studimit dhe në ofrimin e tyre. Ajo përgatit dhe shqyrton rezultatet e pyetësorëve në nivel institucional dhe programi, si dhe i përdor gjetjet për t’i identifikuar problemet që mund të lindin. IKT-ja e informon stafin akademik lidhur me feedback-un e studentëve.[A4-2.1; M4, M7] Departamentet mund të propozojnë ndryshime

në ofrimin dhe përmirësimin e kurrikulës, të cilat shqyrtohen dhe miratohen nga Senati Akademik, siç përcaktohet në manualin e fakultetit.[A4-4; M7] IKT-ja ka pajisje dhe laboratorë cilësorë, që mbështesin zhvillimet e kurrikulës.[turi në godina] Ekziston një

përpunues i fuqishëm të dhënash, që i ndihmon studentët të kuptojnë se si ta përdorin informacionin.[A4-13] I gjithë personeli (akademik, administrativ dhe shkencor) është i angazhuar në përmirësimin e mësimdhënies dhe të ofrimit të programeve të studimit.[RVV

Page 24: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

21

fq. 41] Gjithashtu, ofrohen shumë mundësi për zhvillimin e personelit, duke përfshirë workshop-e për cilësinë e arsimit të lartë dhe teknologjinë në arsim, seminare, regjistrime në programe doktorate, dhe mentorim nga kolegë më me përvojë.[A4-1.1; A4-9; A1-9.1; A1-9.2] [Kapitulli I Standardi II.4]

4.5 Departamentet janë njësitë bazë përgjegjëse për organizimin e kërkimit dhe mësimdhënies. Ato organizohen në bazë të kuadrit ligjor dhe standardeve.[RVV fq. 41-42; A1-3; A1-4] Secili departament propozon një listë vjetore veprimtarish.[A1-1.3a] Në fund të secilit vit akademik, departamentet kryejnë një analizë dhe përgatisin një raport për Këshillin e Fakultetit përkatës.[A3-4.1; 4.2] Kërkimi mbështetet financiarisht nga instituti.[M2; M3] Në

vlerësimin vjetor të anëtarëve të personelit merret parasysh edhe veprimtaria e tyre kërkimore.[A1-1.3a] Në përgjithësi, kërkimi ndërmerret në mënyrë individuale, ku secili anëtar mund të ndjekë interesat e veta.[M3] Anëtarët e personelit mund t’iu bashkohen projekteve ekzistuese.[M2] [Kapitulli II Standardi I.1]

4.6 IKT-ja nxit zhvillimin e kërkimit shkencor, duke e konsideruar atë si një prej elementeve përbërëse kryesore të ngarkesës mësimore, dhe duke i kushtuar të njëjtën vëmendje si mësimdhënies. Krahas kësaj, zhvillohen një sërë veprimtarish kërkimore të përbashkëta, veçanërisht në nivelet e doktoratës dhe të pas doktoratës, me biznese dhe shoqëri IT-je.[A1-2.1] IKT-ja ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me disa institucione shqiptare dhe të huaja,[A1-4] si dhe bashkëpunon në mënyrë aktive me organe dhe

institucione të tjera, që ofrojnë mundësi për shkëmbime, diskutime në tryeza të rrumbullakëta dhe stazhe.[A1-9.1; A1-9.2] [Kapitulli II Standardi I.2]

4.7 Instituti nxit ndërkombëtarizimin e kërkimit shkencor, përmes organizimit të konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare, seminareve, tryezave të rrumbullakëta dhe workshop-eve, të cilat ndihmojnë në përafrimin e projekteve kërkimore me nevojat e tregut.[A1-9.1; A1-9.2; A4-7] Anëtarët e stafit nxiten t’i publikojnë kërkimet e tyre në revista ndërkombëtare.[A3-4.1; A3-4.2; A4-6] Ekziston një revistë brenda institutit, me emrin

Revista e Sistemeve të Informacionit Bujqësor dhe Mjedisor. Instituti i sponsorizon botimet e stafit akademik në bashkëpunim me shtëpi botuese prestigjioze.[RVV fq. 43] [Kapitulli II

Standardi I.3]

4.8 Instituti ka rregullore lidhur me kërkimin, zhvillimin dhe kreativitetin.[A1-2.1] Secili

anëtar i stafit pritet t’i kushtojë të paktën 10 për qind të kohës së tij/saj veprimtarive kërkimore.[A1-2.1] Ata nxiten të mbrojnë interesat e tyre intelektuale. Instituti nxit lirinë

akademike dhe autonominë individuale. Kjo gjë u theksua edhe nga anëtarët e stafit akademik që u takua me Grupin e Vlerësimit të Jashtëm, të cilët konfirmuan se IKT-ja i nxit të marrin pjesë nëpër konferenca, ose shkëmbime të studentëve dhe stafit.[M7] Megjithatë,

kjo nënkupton se kërkimi ndërmerret në mënyrë individuale, dhe anëtarët e stafit ndjekin interesat e tyre.[M2] Grupi i Vlerësimit të Jashtëm mendon se pavarësisht ndjekjes së një

qasjeje nga instituti për koordinimin e veprimtarive të studiuesve të pavarur në projekte afatgjata, mbetet ende shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim, dhe Instituti nuk ka një profil të qartë kërkimi. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm e identifikoi mungesën e ecurisë në ngritjen e grupeve kërkimore proaktive, që mundësojnë ofrimin e rezultateve në fushat e mirëpërcaktuara prioritare si dobësi, dhe si rrjedhojë, i rekomandon institutit ndjekjen e një

qasjeje për sigurimin e ndjekjes së objektivave të përcaktuara afatgjata nga grupet kërkimore, përmes së cilave synohet arritja e rezultateve të qarta, si dhe zhvillimi i një profili të qartë kërkimor. [Kapitulli II Standardi I.4; Kapitulli II Standardi I.5]

4.9 Instituti i mbështet studiuesit, pasi kërkimi është një ndër kriteret për emërim. IKT-ja e konsideron atë si një element përbërës të rëndësishëm të ngarkesës mësimore, dhe veprimtaria kërkimore është pjesë e vlerësimit vjetor të stafit akademik.[A1-2.1; A2-14; A1-1.3a; M3] Instituti zbaton politika prioritare të fushave kërkimore. Në vitin 2014, ai miratoi një strategji për kërkimin, zhvillimin dhe kreativitetin.[A4-14] Aktualisht, IKT-ja ka gjashtë

Page 25: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

22

anëtarë të huaj stafi dhe shumë anëtarë të tjerë i kanë përfunduar studimet e tyre jashtë vendit ,në universitete të njohura.[RVV fq. 33; 0.2; M2; M7; A2-10; A4-1.1; EA15] [Kapitulli

II Standardi I.6]

4.10 IKT-ja i publikon rezultatet e kërkimeve shkencore. Rregulloret për politikat e kërkimit shkencor përcaktojnë pritshmëritë e institutit për botimin e literaturës specifike dhe pjesëmarrjen në konferenca.[A1-2.1] IKT-ja ka organizuar konferenca, seminare,

simpoziume, diskutime në tryeza të rrumbullakëta dhe leksione të hapura me pjesëmarrës nga vende të ndryshme.[A4-7; A1-9.1; A1-9.2] Instituti planifikon të organizojë një tjetër konferencë në bashkëpunim me Universitetin e Durrësit.[M7] IKT-ja mbështet publikimin e artikujve të studiuesve në revista prestigjioze.[A3-4.1; A3-4.2; A4-6] [Kapitulli II Standardi

I.7]

4.11 IKT-ja nuk ka një njësi të veçantë në nivel institucional për vlerësimin e veprimtarisë kërkimore të ndërmarrë nga ana e stafit. Megjithatë, instituti nxit dhe mbështet publikimin e rezultateve kërkimore të stafit në revistën e IKT-së, [A1-9.2] dhe revista të tjera, [A3-4.1; A3-4.2; A4-6] si dhe pjesëmarrjen e sponsorëve në konferenca.[M2; M3] Ai nxit në veçanti

angazhimin e studiuesve të rinj në projekte shkencore, duke ofruar edhe mbështetje financiare. Instituti bashkëpunon me biznese dhe partnerë të jashtëm, si dhe organizon konferenca dhe diskutime në tryeza të rrumbullakëta, me një sërë palësh interesi, siç përshkruhet në pikat 4.6 dhe 4.7.[A1-9.1; A1-9.2] Çdo vit, IKT-ja krijon një bazë të dhënash

për veprimtaritë shkencore të stafit akademik, të cilat ndikojnë në vlerësimin vjetor të ecurisë akademike dhe performancës shkencore.[A1-2.1; A2-14; A1-1.3a; M3] [Kapitulli II

Standardi I.8]

Page 26: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

23

Gjetje

Praktika e mirë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë karakteristikë të praktikës së mirë.

Dobësi

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi dobësinë e mëposhtme:

mungesa e ecurisë në ngritjen e grupeve kërkimore proaktive, që mundësojnë ofrimin rezultateve në fushat e mirëpërcaktuara prioritare (pika 4.8; Kapitulli II Standardi I.5).

Rekomandimet

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm identifikoi rekomandimin e mëposhtëm:

ndjekjen e një qasjeje të planifikuar për sigurimin e ndjekjes së objektivave të përcaktuara afatgjata nga grupet kërkimore, përmes së cilave synohet arritja e rezultateve të qarta, si dhe zhvillimi i një profili të qartë kërkimor. (pika 4.8; Kapitulli II Standardi I.5).

Pohimi i veprimeve të ndërmarra

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk pohoi asnjë veprim tashmë të ndërmarrë.

Gjykimi

Standardet e Mësimdhënies, Mësimnxënies, Vlerësimit dhe Kërkimit janë përmbushur kryesisht.

Page 27: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

24

Fusha e Vlerësimit 5: Studentët dhe Mbështetja e tyre

5.1 Instituti e menaxhon pranimin e studentëve në programe, sipas rregulloreve të caktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, siç parashtrohet në Rregulloret Akademike të IKT-së.[A1-2.1] Të gjitha programet ofrohen në gjuhën angleze dhe në kriteret e pranimit specifikohen edhe njohuritë e kësaj gjuhe.[RVV fq. 28; http://cit.edu.al/en/home/; EA2]

Pranimet menaxhohen nga Zyra e Marrëdhënieve me Studentët, ndërsa IKT-ja ruan kontaktet me shkollat e mesme.[RVV fq. 28-49; A1-9.2; 1; M6; M7] Personeli organizon konkurse për nxënësit e shkollave të mesme, duke synuar nxitjen e zhvillimit personal dhe mundësive të ofruara nga IKT-ja.[M6; M7] Zyra e Regjistrimeve është funksionale gjatë periudhës së regjistrimeve, në mënyrë që të mbështesë procesin e regjistrimit.[RVV fq. 28, 49, 51; A1-9.2; EA16; EA21] IKT-ja ka një faqe interneti gjithëpërfshirëse dhe shpërndan fletëpalosje, që ofrojnë informacion të hollësishëm për programet.[RVV fq. 28; http://cit.edu.al/en/home/; A3-1.2; M4; M6] IKT-ja ka marrëdhënie edhe me zyrat arsimore

rajonale dhe viziton një sërë shkollash, me mbështetjen e stafit akademik dhe personelit administrativ.[RVV fq. 49-50; A1-9.2; EA1] Gjithashtu, për studentët organizohet java e orientimit.[RVV fq. 49; EA5] Sipas Anketimit të Studentëve, 93 për qind e tyre raportuan se

IKT-ja iu ka ofruar informacionet e nevojshme përpara se të regjistroheshin, dhe 97 për qind e tyre konfirmuan se kursi që ndjekin i përmbush pritshmëritë e tyre.[Anketimi i studentëve] Studentëve iu ofrohet nga një syllabus për secilin kurs, duke përfshirë edhe

oraret kur tutorët janë të disponueshëm, të cilat janë afishuar në dyert e zyrave të personelit. Holli i pritjes është mikpritës dhe miqësor, dhe në recepsion punojnë studentët e punësuar nga IKT-ja. Të gjithë punonjësit ndjekin politikën e dyerve të hapura dhe ofrojnë një mjedis miqësor që vlerësohet nga studentët.[RVV fq. 50; EA19; M4; M7; turi në godina] [Kapitulli

I Standardi III.1]

5.2 Rregullat e këshillimit akademik përcaktohen në Rregulloret Akademike të Institutit.[RVV fq.32; A1-2.1] IKT-ja mban një dosje për çdo student. Ruajtja e sigurt e të

dhënave të studentëve përcaktohet në rregullore, për të cilën ata informohen nga IKT-ja përmes Guidës së Studentit.[RVV fq. 50; A1-2.1; A3-5; M6] Të gjithë anëtarët e personelit dhe studentët kanë një adresë email-i që lehtëson komunikimin ndërmjet tyre.[RVV fq. 50; A5-1; M6] [Kapitulli I Standardi III.2]

5.3 IKT-ja iu cakton studentëve një këshilltar akademik, dhe e lehtëson komunikimin e hapur ballë për ballë, ose nëpërmjet internetit, duke qenë se shumë studentë janë në punë.[RVV fq. 32; A1-2.1; A5-3b; M4; M7] Studentët u shprehën pozitivisht për mbështetjen që iu ofrohet dhe politikën e dyerve të hapura.[RVV fq. 50; M3; M4] Guida e Studentit është gjithëpërfshirëse dhe shumë e dobishme.[RVV fq. 51; A3-5] Në faqen e internetit të IKT-së gjenden informacione të hollësishme për programet.[RVV fq. 51; http://cit.edu.al/en/home/] Sipas anketimit të studentëve, 94 për qind e tyre raportuan se

marrëdhëniet ndërmjet stafit akademik dhe studentëve janë të mira dhe 98 për qind raportojnë se stafi është i gatshëm për të ndihmuar. Përpos kësaj, 99 për qind konfirmojnë se marrin mjaftueshëm këshillime joformale dhe trajnime.[Anketimi i Studentëve] Rregulloret përcaktojnë procedurat për transferimin e studentëve dhe disa studentë i kanë transferuar studimet jashtë vendit.[RVV fq. 51; A1-2.1; A3-5; M3; M6] [Kapitulli I

Standardi III.3]

5.4 Megjithëse nuk ekziston një politikë konkrete për mbështetjen e studentëve romë dhe egjiptianë, IKT-ja ndjek një politikë kundër diskriminimit, që përcaktohet në Kodin e Etikës, e cila është pjesë e Rregulloreve të Brendshme, dhe Guida e Studentit përcakton se të gjithë studentët duhen respektuar sipas besimit dhe kulturës së tyre. Aktualisht, në institut studion vetëm një student rom ose egjiptian.[RVV fq. 51; A1-2.1; EA23; M6] Në IKT janë

regjistruar studentë me aftësi të kufizuara dhe personeli e vlerësoi pozitivisht mbështetjen e ofruar, por instituti duhet të zgjidhë problemin e aksesueshmërisë së studentëve me aftësi të kufizuara në godinë.[RVV fq. 51; EA22; M3; turi në godina] Në Anketimit të Studentëve,

Page 28: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

25

19 për qind e tyre pohuan se kushtet e aksesit të studentëve me aftësi të kufizuara në godinë janë të dobëta.[Anketimi i studentëve] [Kapitulli I Standardi III.4]

5.5 Në rregullore përcaktohen me hollësi rregullat e bibliotekës.[RVV fq. 52; A1-2.1]

IKT-ja është aktive në pasurimin e bibliotekës, siç vërtetohet nga një marrëveshje e re për burimet online, dhe në përmbushjen e nevojave të programeve akademike.[RVV fq. 52; A1-2.1; M6; M7; turi në godina] Biblioteka përmban 2,800 artikuj dhe ofron akses në burime online.[RVV fq.52; 0.2; M2; turi në godina] Studentët mund të marrin hua libra nga biblioteka [RVV fq.10; M4] dhe marrëveshja e re për burimet online iu ofron studentëve libra

elektronikë 10-core në vit, si dhe përdorimin e bibliotekës online. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm vëren se aksesi në artikuj të ndryshëm është i kufizuar, dhe instituti duhet të rrisë numrin e burimeve për studentët dhe veçanërisht personelin, sidomos ata që kanë lidhje me programet e ciklit të dytë.[RVV fq.53; A1-4; EA24; EA25; EA26; turi në godina] Faqja e bibliotekës është gjithëpërfshirëse dhe e dobishme.[http://cit.edu.al/en/general-library-information/] Orari i bibliotekës publikohet në faqen e internetit dhe në Guidën e Studentit.[A3-5; http://cit.edu.al/en/general-library-information/]Në Anketimin e Studentëve,

të gjithë studentët u shprehën se biblioteka dhe mbështetja e ofruar janë të mjaftueshme, gjë që u pohua edhe nga studentët që u takuan me Grupin e Vlerësimit të Jashtëm. Megjithatë, studentët u shprehën se ishin paksa të shqetësuar për elementet që përfshinin marrëveshjet online. [Anketimi i Studentëve; M4] Të gjithë studentët dhe të diplomuarit raportojnë se kanë akses në libra dhe gazeta.[Anketimi i Studentëve; M4; M5] Gjatë

Anketimit të Stafit, të gjithë punonjësit raportuan se janë të kënaqur me bibliotekën dhe vetëm 11 për qind e tyre janë të pakënaqur me artikujt dhe botimet e ofruara nga instituti.[Anketimi i personelit] [Kapitulli I Standardi III.5]

5.6 Rregullat e këshillimit akademik për studentët e ciklit të parë përcaktohen në Rregulloret Akademike të Institutit. Studentëve iu caktohet një këshilltar akademik, dhe ata thanë fjalë pozitive për mbështetjen e ofruar.[RVV fq. 32, fq. 53; A1-2.1; A5-3b; M4] Instituti

ofron një syllabus në fillim të semestrit., ku përfshihen tekstet dhe burimet e detyrueshme dhe plotësuese, për të cilat studentët pohojnë se janë të disponueshme.[RVV fq. 53; A3-2.2; A4-2.2] Gjatë Anketimit të Studentëve, mbi 95 për qind e tyre pohuan se mbështetja e

ofruar nga IKT-ja është e mirë. IKT-ja ofron shkolla verore për të mbështetur studentët që kanë nevojë për mbështetje shtesë. Përpos kësaj, studentët e vitit të dytë dhe të tretë ofrojnë mentorim joformal për studentët e vitit të parë që kanë vështirësi, dhe raportohet se ndikimi është pozitiv.[Anketimi i Studentëve; M3; M4] [Kapitulli I Standardi III.6]

5.7 Statuti i IKT-së përmban dispozita për Këshillin Studentor, e quajtur edhe “Qeveria Studentore” dhe e gjithë puna e institutit përqendrohet te zëri i studentëve. Studentët kanë përfaqësuesit e tyre në të gjitha komisionet kyçe dhe nivelet e vendimmarrjes.[RVV fq.53; A1-1.1; A5-1d; M1; M2; M3; M4] Protokollet për zgjedhjen e përfaqësuesve të studentëve dokumentohen me kujdes.[A5-2d] Personeli dhe studentët e vlerësuan pozitivisht kontributin

e studentëve dhe mendojnë se iu ofrohet mbështetje në përmbushjen e detyrave të tyre gjatë shërbimit në komisionet formale. Studentët arritën të jepnin disa shembuj të ndryshimeve në kurrikul, mësimdhënie dhe vlerësim, nëpërmjet të cilave instituti iu është përgjigjur pozitivisht shqetësimeve të ngritura nga ata.[M1; M2; M3; M4] IKT-ja vlerëson formalisht kontributin e përfaqësuesve të qeverisë së studentëve.[A5-3d] Ajo edhe një faqe gjithëpërfshirëse të studentëve, dhe studentët që takuan Grupin e Vlerësimit të Jashtëm ishin të mirinformuar, megjithëse vetëm pak studentë të anketuar ishin në dijeni të përfaqësuesve të studentëve në komisione kyçe, ose për planet e sigurimit të brendshëm të cilësisë.[http://students.cit.edu.al/; Anketimi i Studentëve; M4] Statuti përcakton përgjegjësinë e IKT-së në ofrimin e mbështetjes financiare për Qeverinë Studentore, si dhe në organizimin e veprimtarive sociale, kulturore dhe sportive. IKT-ja i përmbush kërkesat për financim, por Grupi i Vlerësimit të Jashtëm vëren se Qeveria Studentore nuk ka buxhet të vetin. IKT-ja duhet të marrë masat e nevojshme, në mënyrë që Qeveria Studentore të ketë

Page 29: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

26

buxhetin vet, për të përforcuar rolin e saj, dhe studentët pohuan se do ta mirëprisnin këtë gjë.[RVV fq.54; A1-1.1; A1-9.2; M4] [Kapitulli I Standardi III.7]

5.8 IKT-ja promovon një sërë veprimtarish kulturore, si sociale ashtu edhe edukative.[RVV fq.54; A1-9.1; A1-9.2; FE1,; FE2; M4; M6; M7] Ajo nxit veprimtaritë sportive nëpërmjet ofrimit të një palestre dhe mbështetjes për konkurset sportive. Guida e Studentit përmban një politikë për veprimtaritë sportive.[RVV fq. 52; A1-7; A1-9.2; A3-5]

Qeveria Studentore mbështetet nga instituti dhe organizon një larmi veprimtarish sportive dhe kampionate me universitete të tjera.[RVV fq.54; A1-9.2; M4; turi në godina] Në

Anketimin e Studentëve, 96 për qind e tyre raportuan se lehtësirat e pushimit dhe argëtimit ishin të mjaftueshme, por 17 dhe 15 për qind e tyre raportuan përkatësisht se lehtësirat sportive në ambientet e jashtme dhe të brendshme janë te pakta.[Anketimi i Studentëve] Katërmbëdhjetë për qind e personelit raportuan se lehtësirat argëtuese dhe sportive ishin të pakta.[Anketimi i Stafit] Grupi i Vlerësimit të Jashtëm vërejti se lehtësirat sportive janë në

nivelet minimale dhe studentët të cilët u takuan me Grupin e Vlerësimit të Jashtëm u shprehën se ishin të zhgënjyer prej tyre. Instituti duhet ta trajtojë këtë çështje.[M4; turi në godina] Zyra e Marrëdhënieve me Studentët mbështesin jetën studentore në disa mënyra,

duke përfshirë mbështetjen e qeverisë së studentëve, lidhjen e partneriteteve dhe bashkëpunimeve, si dhe përkrahjen e alumnit.[RVV fq.50; EA20; M6] Aktualisht, IKT-ja nuk ka politika formale për përmbushjen e nevojave shëndetësore të studentëve dhe instituti duhet ta trajtojë këtë çështje. Studentët gjithashtu pohuan se do ta vlerësonin këtë gjë.[M4; M6] [Kapitulli I Standardi III.8]

5.9 IKT-ja ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh me shoqëri vendore dhe ndërkombëtare për të mbështetur stazhet (shihni pikën 3.2), disa prej të cilave sjellin mundësi punësimi të menjëhershme. Të diplomuarit janë punësuar në pozicione që lidhen ngushtësisht me aftësitë e tyre.[RVV fq.54; A5-1b; FE8-14; M2; M5; M6] Në Anketimin e

Studentëve, 98 për qind e tyre raportuan se ofrimi i informacionit dhe ndihma për punësim është e mjaftueshme, dhe se janë të kënaqur me aftësitë profesionale që po përvetësojnë, si dhe me gjuhën e huaj që po zhvillojnë.[Anketimi i Studentëve] Zyra e Marrëdhënieve me

Studentët dhe Sekretaria Mësimore janë përgjegjëse për mbledhjen e të dhënave për vendet e punësimit të të diplomuarve dhe ruajnë kontaktet me alumnit, duke iu ofruar mundësi të takohen në institut.[RVV fq.54; A5-6; A5-5; M2; M5; M6] [Kapitulli I Standardi

III.9]

Page 30: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

27

Gjetje

Praktika e mirë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë karakteristikë të praktikës së mirë.

Dobësitë

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk identifikoi asnjë dobësi.

Rekomandime

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk dha asnjë rekomandim.

Pohimi i veprimeve të ndërmarra

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm nuk pohoi asnjë veprim të ndërmarrë.

Gjykimi

Standardet për Studentët dhe Mbështetjen e tyre janë përmbushur plotësisht.

Page 31: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

28

Lista e dokumenteve

Raporti i Vetëvlerësimit (RVV) Renditja Nr. i

dokumentit Titulli

1 0,1 Deklarata e Rektorit.pdf

2 0,2 GID.pdf

3 0,3 Raporti i Vetëvlerësimit ENG_scanned.pdf

4 0,4 Lista e dokumenteve mbështetëse të IAL-së.pdf

5 A1-1.1 Statuti i IKT-së 2014.pdf

6 A1-1.2 Rregullorja institucionale 2014.pdf

7 A1-1.3 Statuti i IKT-së 2016.pdf

8 A1-1.4 Rregullorja institucionale 2016_opt.pdf

9 A1-1.5 Vendime të Senatit Akademik nr.85, dt.15.11.2016 (versioni në gjuhën angleze)_opt.pdf

10 A1-2.1 Rregulloret institucionale_opt.pdf

11 A1-2.2 Manuali i NJSBC-së_opt.pdf

12 A1-3.1 Studimi i realizueshmërisë _opt.pdf

13 A1-3.2 Plani Strategjik dhe i Biznesit i IKT-së_opt.pdf

14 A1-3.3 Deklarata e qëndrueshmërisë financiare.pdf

15 A1 Vendimi i Senatit - Miratimi i Planit Strategjik dhe të Biznesit.pdf

16 A1-4 MM - IKT.pdf

17 A1-5.1 Struktura dhe organizimi 2014.pdf

18 A1-5.2 Struktura dhe organizimi 2016.pdf

19 A1-6. Propozimet e anëtarëve të fakultetit.pdf

20 A1-7. Planimetria e godinës.pdf

21 A1-8. Përmbledhja e raportit.pdf

22 A1-9.1 Katalogu i IKT-së 2012-2016_opt.pdf

23 A1-9.2 Katalogu i IKT-së 2015 -2017_opt.pdf

24 A1-10 Projekti i kampusit të IKT-së.pdf

25 A2-2 Stafi akademik i IKT-së.pdf

26 A2-3 CV-të e punonjësve të departamentit të BA & IT.pdf

27 A2-4 CV-të e punonjësve të departamentit të BA.pdf

28 A2-5 CV-të e punonjësve të departamentit të BSE.pdf

29 A2-6 CV-të e punonjësve të departamentit të CIRD Ekonomi.pdf

30 A2-7 CV-të e punonjësve të CIRD Inxhinieri.pdf

31 A2-8 CV-të e punonjësve të departamentit të IE.pdf

32 A2-9 CV-të e pedagogëve me kohë të pjesshme.pdf

33 A1-1.3a Formulari i performancës dhe zhvillimit të personelit.pdf

34 A2-10 Mosha mesatare, gradat shkencore dhe ngarkesa mësimore e stafit akademik.pdf

35 A2-11 Vetëvlerësimi i Fakultetit të Ekonomisë.pdf

36 A2-12 Vetëvlerësimi i Fakultetit të Inxhinierisë.pdf

37 A2-13 Sistemi i Menaxhimit të Universitetit.pdf

38 A2-14 Formular i BNJ.pdf

39 A2-15 Model i protokollit.pdf

40 A2-16 Formularë regjistrimi.pdf

41 A3-1.1 Lista e programeve.pdf

42 A3-1.2 Programet e ofruara nga marketingu.pdf

43 A3-2.1 Planet mësimore (Kurrikula) për 7 programet ekzistuese

Page 32: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

29

_opt.pdf

44 A3-2.2 Programet e kursit - Syllabus.pdf

45 A3-2.3 Rregulloret e programit_opt.pdf

46 A3-2.4 Diplomë +Suplement.pdf

47 A3-3.2 Hapja e programeve të reja, Fakulteti i Ekonomisë_opt.pdf

48 A3-3.3 Hapja e programeve të reja, Fakulteti i Inxhinierisë.pdf

49 A3-4.1 Raport vjetor (Fakulteti i Ekonomisë)_opt.pdf

50 A3-4.2 Raport vjetor (Fakulteti i Inxhinierisë) opt.pdf

51 A3-5 Guida e Studentit.pdf

52 A4-1.1 Profili i kualifikimit të personelit.pdf

53 A4-2.1 Pyetësorët për Bachelor dhe Master.pdf

54 A4-2.2 Analiza e pyetësorit të Presidentit për semestrin e parë.pdf

55 A4-2.3 Analiza e pyetësorit të Dekanit .pdf

56 A4-3.1 Guida e Studentit.pdf

57 A4-4 Manuali i Fakultetit _opt.pdf

58 A4-5 Vlerësimi i Jashtëm i IKT-së.pdf

59 A4-6 Revista ndërkombëtare e publikuar nga P.Papajorgji.pdf

60 A4-7 Lista e konferencave _opt.pdf

61 A4-8 Zhvillimi financiar.pdf

62 A4-9 Shembuj të certifikatave të personelit për të gjitha trajnimeve .pdf

63 A4-10 Rregulloret për fakultetin, departamentet, CIRD-in opt.pdf

64 A4-11 Licenca e IKT-së nga Microsoft IT Academy.pdf

65 A4-12 Kalendari akademik i IKT-së.pdf

66 A4-13 Infrastruktura e shërbimit të kërkimit shkencor.pdf

67 A4-14 Strategjia e Kërkimit, Zhvillimit dhe Krijimtarisë, dhjetor nr. 47.pdf

68 A5-1 Politikat dhe procedurat për mbështetjen e studentëve.pdf

69 A5-2 Vendimi i administratorit për tarifën e shkollimit .pdf

70 A5-3 Skema e komisionit të bursave+raporti për listën e studentëve të mbështetur_opt.pdf

71 A5-4 Skemat dhe procedurat për problemet e studentëve.pdf

72 A5-5 Sistemi i menaxhimit të universitetit.pdf

73 A5-6 Infrastruktura e shërbimit të mësimdhënies.pdf

74 A5-1a Manuali për stazhin (Master + Bachelor)_opt.pdf

75 A5-2a Manuali për tezën e diplomës.pdf

76 A5-3a Lista e këshilltarëve akademikë gjatë tre viteve të fundit.pdf

77 A5-1b Raporti për karrierën, punësueshmërinë e studentëve etj .pdf

78 A5-2b Lista e studentëve që kanë përfunduar programit të stazhit.pdf

79 A5-3b Lista e studentëve që kanë përfunduar tezën pranë shoqërive.pdf

80 A5 Guida e Studentit.pdf

81 A5-1c Raporti për pranimin, regjistrimin dhe mbajtjen.pdf

82 A5-2c Statistikat për të dhënat e studentëve.pdf

83 A5-3c Niveli i studentëve kur regjistrohen.pdf

84 A5-4a Treguesit e performancës.pdf

85 A5-5 Përmbyllja, studentët e diplomuar.pdf

86 A5-6 Ecuria drejt punësimit dhe studimeve të mëtejshme.pdf

87 A5-7 Mobiliteti.pdf

88 A5-1d Përmbledhja për përfaqësimin e studentëve.pdf

89 A5-2d Zgjedhjet për qeverinë e studentëve.pdf

90 A5-3d Raporti për qeverinë e studentëve.pdf

Page 33: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

30

Dokumente shtesë (EA)

Renditja Nr. i dokumentit

Titulli

1 EA0 Shkresë përcjellëse.pdf (lista e notave)

2 EA1 Kontaktet e ruajtura me shkollat e mesme 18. Marrëdhënia me Zyrat Arsimore Rajonale.pdf

3 EA2 Politikat e pranimit.pdf

4 EA3 Të nxënit gjatë gjithë jetës.pdf

5 EA4 Provat e lidhjeve me universitete kanadeze.pdf

6 EA5 Hollësi për javën e tutorimit 17. Programi për javën e orientimit .pdf

7 EA6 Qasjet ndaj mësimdhënies.pdf

8 EA7 Prova që studentët realizojnë stazhin.pdf

9 EA8 Rregullore ku thuhet se studentët duhet të kryejnë praktikën profesionale.pdf

10 EA9 Projektet CEEPUS.pdf

11 EA10 Ndikimi i studentëve të punësuar nga IKT-ja.pdf

12 EA11 Përfaqësimi i studentëve nga organizmat institucionalë.pdf

13 EA12 Shembuj të procesverbaleve të komisionit .pdf

14 EA13 Përfshirja në vendimmarrje.pdf

15 EA14 Tryeza të rrumbullakëta.pdf

16 EA15 Prova që personeli marrë pjesë në vizita shkëmbimiE.pdf

17 EA16 Zyra e Pranimeve pjesë e Marrëdhënieve me Studentët.pdf

18 EA19 Orët e hapjes.pdf

19 EA21 Roli i Zyrës së Pranimeve.pdf

20 EA22 Nr. i studentëve me aftësi të kufizuara.pdf

21 EA23 Politikat për mbështetjen e studentëve romë dhe egjiptianë.pdf

22 EA24 Burimet e disponueshme për studentët.pdf

23 EA25 Arsyeja pse në bibliotekë gjenden 20000 artikuj.pdf

24 EA26 Hollësi për McGrawHill.pdf

25 EA27 Përmbledhje e raportit në faqen e internetit.pdf

26 EA28 Kriteret për punësim.pdf

27 EA29 Pasuritë e paluajtshme institucionale.pdf

28 EA30 Sipërfaqja e përdorshme.pdf

29 EA31 Plan Strategjik.pdf

30 EA32 Politikat e promovimit _opt.pdf

31 EA34 Studim tregu _opt.pdf

32 EA35 Informacione të publikuara në faqen e internetit.pdf

33 EA20 Prova se si zyra e marrëdhënieve me studentët i përfaqëson ata.pdf

34 EA33 Politika për miratimin e programeve të reja mësimore.pdf

Dokumente të tjera (FE)

Renditja Nr. i dokumentit

Titulli

1 FE1 Aktivitete ekstrakurrikulare (studentët).pdf

2 FE2 Aktivitete ekstrakurrikulare – Klubet studentore.pdf

3 FE3 Programet e reja për studimin e tregut.pdf

4 FE4 Mobiliteti i studentëve dhe personelit brenda projektit CEEPUS.pdf

Page 34: Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të ... eer/Canadian Institute of... · në vitin 2017. Gjatë kohës së vizitës së vlerësimit të jashtëm, instituti po

31

5 FE5 Vlerësimi i Jashtëm i programeve të Fakultetit të Inxhinierisë.pdf

6 FE6 Vlerësim i Jashtëm i programeve të Fakultetit të Ekonomisë (Raporti Vjetor).pdf

7 FE7 Ndryshimi i emrit të inxhinierisë industriale.pdf

8 FE8 Marrëveshje e IKT-së - Instituti i Ndërtimit.pdf

9 FE9 Marrëveshje e IKT-së - Instituti i Ndërtimit.pdf

10 FE10 Marrëveshje e IKT-së - ITK.pdf

11 FE11 Marrëveshje e IKT-së - PLUS COMMUNICATION.pdf

12 FE12 Marrëveshje e IKT-së - POSTA SHQIPTARE.pdf

13 FE13 Marrëveshje e IKT-së -AKU.pdf

14 FE14 Marrëveshje e IKT-së -COMMUNICATION PROGRESS sh.p.k.pdf

15 FE15 Akreditimi në vijimësi 08.01.2016.pdf

16 FE16 Ndjekja e Senatit Akademik.pdf

17 FE17 Puna e IKT-së dhe udhëtimi i studentëve në SHBA.pdf 18 FE18 A4-14.Strategji e Kërkimit, Zhvillimit dhe Krijimtarisë, dhjetor nr.

47.pdf

Mbledhjet

M1 Mbledhja 1 M2 Mbledhja 2 M3 Mbledhja 3 M4 Mbledhja 4 M5 Mbledhja 5 M6 Mbledhja 6 M7 Mbledhja 7