4
PRISHTINË, 18 - Garë mes të fortëve dhe përpjekje për t’i marrë meritat e një mar- rëveshjeje eventuale mes Kosovës dhe Ser- bisë ka prodhuar faza finale e dialogut. Derisa administrata aktuale e ShBA-së do t’i ulë palët në Washington më 27 qershor, Bashkimi Evropian nuk e ka caktuar ende datën e as agjendën. Përfshirje në formën e organizimit të samiteve kanë paralajmëruar edhe shtetet e fuqishme brenda Bashkimit Evropian- Franca e Gjermania. Krahas tyre nuk është përjashtuar mundësia që në pro- ces të përzihet edhe Rusia. Njohës të rrethanave shohin çakordim dhe pështjel- lim të Perëndimit kur vjen puna tek qasja dhe modalitetet që duhet aplikuar në dialo- gun Kosovë-Serbi. Sipas tyre, nëse qëllimi final i ShBA-së është kufizimi brenda mar- rëveshjeve ekonomike, kjo qasje do ta mi- nonte përpjekjen e Bashkimit Evropian për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme. Dialogu i Grenellit Njohja reciproke mes Kosovës dhe Ser- bisë nuk do të jetë kryetemë në takimin e 27 qershorit në Washington. Gazeta ka kup- tuar nga burime të ndryshme se takimi i ndërmjetësuar nga emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të fokusohet në çështjet ekonomike, me synimin që të arrihet një marrëveshje e tipit të “Mini-Schengenit” ballkanik. Thelbi i kësaj marrëveshjeje është lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, njohja e diplomave, përkatësisht vlefsh- mëria e tyre për tregun të punës. Duke iu referuar angazhimit të deri- tashëm të Grenellit, zyra e tij ka pohuar se në fokus do të jenë çështjet ekonomike. “Qasja e ambasadorit Grenell ka qenë gjithnjë e përqendruar zhvillim ekonomik, prosperitet dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë dhe Serbi. Ky do të mbetet fokusi i tij”, ka thënë Dick Custin, zëdhënës i Grenellit. Kohën kur dialogu i Brukselit ndodhej në bllokadë, me ndërmjetësimin e emisarit amerikan u nënshkruan disa marrëveshje të vullnetit të mirë mes Kosovës dhe Ser- bisë, për hapjen e linjave hekurudhore dhe ajrore. Përveç zotimeve të shprehura në letër, kanë munguar veprimet e mëtejmë për jetësimin e këtyre marrëveshjeve. Eksperti amerikan për çështjen e Ballka- nit, Daniel Serwer, thotë se masat ekonomike mund të ndihmojnë në trasimin e rrugës drejt një marrëveshjeje Kosovë- Serbi, por është skeptik se kjo mund të ar- rihet nën udhëheqjen e Grenellit. Sipas tij, emisari amerikan deri tani vetëm ka prem- tuar ato që tashmë dihen. Serwer po ashtu është skeptik për një “Mini-Schengen mundshëm Kosovë-Serbi. “Jam skeptik për ‘Mini-Schengenin”, sepse largon vëmendjen nga domosdosh- mëria për t’i zbatuar marrëveshjet teknike ekzistuese midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka vlerësuar Serwer. “Ka shumë për të bërë në heqjen e barri- erave tregtare, hapjen e kontakteve të drejt- përdrejta midis dy ushtrive, inkurajimin e kontakteve ndërmjet njerëzve, zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese “teknike”, sig- urimin e mbrojtjes së pronës dhe të drejtat e domosdoshme në të dyja vendet, dhe sig- urimi që shqiptarët në Serbi dhe serbët në Kosovë të kenë të drejta dhe status të kra- hasueshëm”, ka potencuar Serwer. Kosova ka historik refuzues ndaj nismës rajonale për një “Mini-Schengen” me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, e që tani mund të shërbejë si model për raportet Kosovë-Serbi. Nisma qe kundërshtuar vazhdimisht nga udhëheqësit e Kosovës, përfshirë presidentin Thaçi, i cili pati re- CyanMagentaYellowBlack TEMA E JAVËS Mes SHBA-së e BE-së Fitim Gashi Garë mes të fortëve dhe përpjekje për t’i marrë meritat e një marrëveshjeje even- tuale mes Kosovës dhe Serbisë ka prodhuar faza finale e dialogut. Derisa administra- ta aktuale e ShBA-së do t’i ulë palët në Washington më 27 qershor, Bashkimi Evropi- an nuk e ka caktuar ende datën e as agjendën. Njohës të rrethanave shohin çakordim dhe pështjellim të Perëndimit kur vjen puna tek qasja dhe modalitetet që duhet ap- likuar në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tyre, nëse qëllimi final i ShBA-së është kufizi- mi brenda marrëveshjeve ekonomike, kjo qasje do ta minonte përpjekjen e Bashkim- it Evropian për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme 4 KOHA DITORE • e diel • 21 qershor 2020

Yellow Magenta Cyan - Democratization Policy

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Yellow Magenta Cyan - Democratization Policy

PRISHTINË, 18 - Garë mes të fortëve dhepërpjekje për t’i marrë meritat e një mar-rëveshjeje eventuale mes Kosovës dhe Ser-bisë ka prodhuar faza finale e dialogut.Derisa administrata aktuale e ShBA-së dot’i ulë palët në Washington më 27 qershor,Bashkimi Evropian nuk e ka caktuar endedatën e as agjendën. Përfshirje në formën eorganizimit të samiteve kanë paralajmëruaredhe shtetet e fuqishme brenda BashkimitEvropian- Franca e Gjermania. Krahas tyrenuk është përjashtuar mundësia që në pro-ces të përzihet edhe Rusia. Njohës tërrethanave shohin çakordim dhe pështjel-lim të Perëndimit kur vjen puna tek qasjadhe modalitetet që duhet aplikuar në dialo-gun Kosovë-Serbi. Sipas tyre, nëse qëllimifinal i ShBA-së është kufizimi brenda mar-rëveshjeve ekonomike, kjo qasje do ta mi-nonte përpjekjen e Bashkimit Evropian përnjë marrëveshje gjithëpërfshirëse dheligjërisht të obligueshme.

Dialogu i Grenellit Njohja reciproke mes Kosovës dhe Ser-

bisë nuk do të jetë kryetemë në takimin e 27qershorit në Washington. Gazeta ka kup-tuar nga burime të ndryshme se takimi indërmjetësuar nga emisari i presidentitTrump për dialogun Kosovë-Serbi, RichardGrenell, do të fokusohet në çështjetekonomike, me synimin që të arrihet njëmarrëveshje e tipit të “Mini-Schengenit”ballkanik. Thelbi i kësaj marrëveshjejeështë lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave,njohja e diplomave, përkatësisht vlefsh-mëria e tyre për tregun të punës.

Duke iu referuar angazhimit të deri-tashëm të Grenellit, zyra e tij ka pohuar senë fokus do të jenë çështjet ekonomike.

“Qasja e ambasadorit Grenell ka qenëgjithnjë e përqendruar në zhvillimekonomik, prosperitet dhe krijimin evendeve të punës në Kosovë dhe Serbi. Kydo të mbetet fokusi i tij”, ka thënë DickCustin, zëdhënës i Grenellit.

Kohën kur dialogu i Brukselit ndodhej nëbllokadë, me ndërmjetësimin e emisaritamerikan u nënshkruan disa marrëveshjetë vullnetit të mirë mes Kosovës dhe Ser-bisë, për hapjen e linjave hekurudhore dheajrore. Përveç zotimeve të shprehura nëletër, kanë munguar veprimet e mëtejmëpër jetësimin e këtyre marrëveshjeve.

Eksperti amerikan për çështjen e Ballka-nit, Daniel Serwer, thotë se masatekonomike mund të ndihmojnë në trasimine rrugës drejt një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, por është skeptik se kjo mund të ar-rihet nën udhëheqjen e Grenellit. Sipas tij,emisari amerikan deri tani vetëm ka prem-tuar ato që tashmë dihen. Serwer po ashtu

është skeptik për një “Mini-Schengen tëmundshëm Kosovë-Serbi.

“Jam skeptik për ‘Mini-Schengenin”,sepse largon vëmendjen nga domosdosh-mëria për t’i zbatuar marrëveshjet teknikeekzistuese midis Beogradit dhe Prishtinës”,ka vlerësuar Serwer.

“Ka shumë për të bërë në heqjen e barri-erave tregtare, hapjen e kontakteve të drejt-përdrejta midis dy ushtrive, inkurajimin ekontakteve ndërmjet njerëzve, zbatimin emarrëveshjeve ekzistuese “teknike”, sig-

urimin e mbrojtjes së pronës dhe të drejtate domosdoshme në të dyja vendet, dhe sig-urimi që shqiptarët në Serbi dhe serbët nëKosovë të kenë të drejta dhe status të kra-hasueshëm”, ka potencuar Serwer.

Kosova ka historik refuzues ndaj nismësrajonale për një “Mini-Schengen” me tëgjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, e qëtani mund të shërbejë si model për raportetKosovë-Serbi. Nisma qe kundërshtuarvazhdimisht nga udhëheqësit e Kosovës,përfshirë presidentin Thaçi, i cili pati re-

CyanMagentaYellowBlack TEMA E JAVËS

Mes SHBA-së e BE-sëFitim Gashi Garë mes të fortëve dhe përpjekje për t’i marrë meritat e një marrëveshjeje even-

tuale mes Kosovës dhe Serbisë ka prodhuar faza finale e dialogut. Derisa administra-ta aktuale e ShBA-së do t’i ulë palët në Washington më 27 qershor, Bashkimi Evropi-an nuk e ka caktuar ende datën e as agjendën. Njohës të rrethanave shohin çakordimdhe pështjellim të Perëndimit kur vjen puna tek qasja dhe modalitetet që duhet ap-

likuar në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tyre, nëse qëllimi final i ShBA-së është kufizi-mi brenda marrëveshjeve ekonomike, kjo qasje do ta minonte përpjekjen e Bashkim-

it Evropian për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme

4 KOHA DITORE • e diel • 21 qershor 2020

Page 2: Yellow Magenta Cyan - Democratization Policy

fuzuar t’u përgjigjet ftesave për ta përfaqë-suar Kosovën. Sipas Thaçit, iniciativat e tillajanë të pakuptimta për aq kohë sa Serbiadhe Bosnjë-Hercegovina nuk e njohinpavarësinë e Kosovës.

Me tone të njëjta “Mini-Schengeni” ishtekundërshtuar edhe nga partia që aktualishtudhëheq Qeverinë. Madje kryetari i LidhjesDemokratike, Isa Mustafa, nismën e kishtequajtur përpjekje për krijimin e një “Mini-Jugosllavie” të re.

Por nisma ishte mbështetur nga BashkimiEvropian dhe ShBA-ja, që e shohin si njëfazë të ndërmjetme para integrimit të Bal-lkanit Perëndimor.

Analisti politik në Këshillin Gjerman përDemokratizim, Bodo Weber, thotë se kufiz-imi vetëm tek zgjidhjet ekonomike nuk ikontribuon normalizimit të marrëdhënieveKosovë-Serbi. Ai ka folur për mungesën ekoordinimit ShBA-BE, që si pasojë mund tëprodhojë një marrëveshje të dëmshme mepasoja destabilizuese për rajonin.

“Gjithçka varet se për çfarë do të nego-ciohet në Washington: nëse kjo bëhet,përveç interesit të dukshëm për fotografi tëGrenellit në Shtëpinë e Bardhë, përkatë-sisht vetëm për disa marrëveshjeekonomike, atëherë kjo qasje do ta minonteiniciativën e BE-s për rivendosjen e dialogutmuajt vijues”, ka potencuar Weber.

“Nëse bëhet fjalë për një marrëveshje tëmadhe – të tillë që mund të nënshkruhetbrenda një periudhe të shkurtër dhe imp-likon shkëmbime territoriale - ajo nuk do tëzbatohet kurrë, por vetëm sa do të shkak-tojë dëme serioze, shqetësuese për sta-bilitetin, sigurinë, demokracinë dheligjshmërinë në Kosovë, Serbi, por edhe nërajon”.

Nëse kjo ndodh, sipas analistit gjerman,nuk do të jetë administrata e Trumpit ajo qëdo të merret me pasojat në përfundim tëmandatit, por BE-ja e cila do të duhej tëmerrej me copat e marrëveshjes.

Letra e presidentit amerikan, DonaldTrump, dërguar presidentit të Kosovës,Hashim Thaçi, dhe atij serb, AleksandarVuçiq, në fund të vitit 2018, sipas njohësve,do të tentohet të jetësohet para zgjedhjevepresidenciale në SHBA. Trumpi i kishteshkruar Vuçiqit dhe Thaçit në fund të vitit2018 duke iu thënë se do t’i mirëpresë nëShtëpinë e Bardhë në rast të arritjes së mar-rëveshjes.

Caktimi i takimit në Washington ngaGrenelli, ditën kur emisari i BE-s për dialo-gun, Miroslav Lajçak, vizitoi Prishtinën,sipas analistit Weber, paraqet konflikt përprimat.

“Ai (Grenell) e thirri takimin pa e infor-muar Lajçakun, dhe pasi me javë të tëra re-

fuzoi të bisedonte me të, të mos flasim përmundësinë e përfshirjes së dikujt nga BE-ja. Për më tepër, sekretari amerikan iShtetit, Mike Pompeo, të hënën zhvilloi njëvideo-konferencë me shtetet anëtare të BE-së, përkatësisht ministrat e jashtëm dheBorrellin, por i la në terr informativ sa i për-ket këtij takimi. Derisa ende nuk dimë rrethpërmbajtjes së negociatave të 27 qershorit,ne dimë për qëllimet e aktiviteteve të z.Grenell”, ka shtuar Weber. Sipas tij, ky qël-lim është marrja nga duart e dialogut të BE-së në kohën kur u dhanë shenja unifikimi,pa synime që të ketë shkëmbime territori-ale, pa e provokuar BE-në, Berlinin dheParisin dhe pa e instrumentalizuar Prisht-inën në funksion të këtyre ideve. Analistigjerman thotë se administrata aktuale nëShBA po e dëshiron një triumf diplomatikpara zgjedhjeve presidenciale, të cilat mba-hen në nëntor të këtij viti.

“Meqë interesat personale të Grenellit dhepresidentit Thaçi duket se janë përputhur,dhe për sa i përket Trumpit e gjithë politikaka të bëjë me fushatë, jo politikë, nuk kadyshim se performanca e zotit Grenell pondodh duke mbajtur sytë kah zgjedhjetpresidenciale”, ka theksuar Weber.

Dialogu i Lajçakut Zyrtarisht Bashkimi Evropian vazhdon të

mbetet i mandatuari i vetëm nga OKB-jasipas një rezolute të vitit 2011, për ta lehtë-suar dialogun Kosovë-Serbi. BE-ja vazhdontë proklamojë unitet karshi qasjes që synontë aplikojë në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi, me gjithë deklaratat kontradiktore sau përket opsioneve dhe kompromiseve qëmund t’i bëjnë palët.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropianpër dialogun Kosovë-Serbi në fund të vizitësnë Prishtinë nuk ka treguar datën e rinisjessë negociatave në Bruksel, edhe pse kathënë se me të i ka njoftuar palët.

“Në takimet e mia theksova se Kosovaduhet të jetë e bashkuar në dialog dhe aiduhet të vendoset mbi politikën, ashtu edheintegrimi evropian që duhet vendosur mbipolitikën. Dialogu duhet filluar me shpe-jtësi. Folëm edhe për hapa konkretë, data eprioritete. Jam i lumtur që dialogu i lehtë-suar nga BE-ja është prioritet. Pres që dia-logu të rifillojë së shpejti”, ka thënë Lajçaknë konferencën përmbyllëse në Prishtinë.Ndërkaq synim final, ka shtuar ai, e ka ar-ritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirësedhe ligjërisht të obligueshme.

“Po largohem nga Kosova me një siguri sejanë krijuar kushtet për dialog”, ka theksuarLajçak.

Ai do të ketë mbështetje edhe nga shtetetkryesore të Bashkimit Evropian. Gazetamerr vesh se presidenti francez, EmannuelMacron, është duke planifikuar të organi-zojë një samit në Paris më 17 korrik. Am-basada e këtij shteti në Prishtinë e kakonfirmuar për gazetën se ky samit do tëmund të mbahet gjatë muajit korrik, “portani për tani nuk ka datë të saktë të konfir-muar”.

Mbajtja e një takimi të tillë si angazhimgjermano-francez kishte dështuar të mba-hej më 1 korrik të vitit të kaluar, për shkaktë taksës 100 për qind ndaj mallrave me C

yanMagentaYellowBlack

TEMA E JAVËS

e diel • 21 qershor 2020 • KOHA DITORE 5

Page 3: Yellow Magenta Cyan - Democratization Policy

CyanMagentaYellowBlack

origjinë nga Serbia. Kjo e fundit refuzontetë kthehej në tryezën e negociatave, përshkak të taksës.

Me gjithë kërkesën e Francës dhe Gjer-manisë, ish-kryeministri Haradinaj pati re-fuzuar ta hiqte atë. Ndërkaq ish-shefen eBE-së për Politikë të Jashtme, FedericaMogherini, e kishte akuzuar se bashkë meRamën, Thaçin e Vuçiqin janë angazhuarpër ndarjen e Kosovës. Tani Haradinaj iubashkua Qeverisë, e cila nuk ka taksë ndajSerbisë, nuk aplikon reciprocitet dhe kahequr dorë nga anëtarësimi në organizatandërkombëtare.

Ndërsa është paralajmëruar të nisë fazafinale e dialogut me Serbinë, ka munguarnjë skenim dhe vlerësim i marrëveshjeve tëderitashme. Mungesa e transparencës dhe“dykuptimësia konstruktive” kanëshoqëruar procesin e deritashëm të dia-logut. Nga rreth 33 marrëveshje të arritura,vetëm disa prej tyre janë zbatuar plotësisht.Është Marrëveshja reciproke për njohjen epolicave të sigurimit të automjeteve, Mar-rëveshja për mbledhjen e të hyravedoganore, si dhe Marrëveshja për njohjenreciproke të certifikatave ADR, Mar-rëveshja për telekomunikime.

Por zbatimi i plotë i marrëveshjes përUrën Ibrit ende nuk ka filluar, megjithësejanë finalizuar punimet rreth rivitalizimit tësaj, të cilat kishte marrë përsipër t’i kryenteBashkimi Evropian. Problem ka dalë edhepërcaktimi i kufirit administrativ mes Ko-munës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj tëVeriut, që është pjesë e pakos së mar-rëveshjes për lëvizjen e lirë.

Edhe pse me Ligjin për kufijtë adminis-trativë Suhodolli i përshkruhet MitrovicësJugore, udhëheqja komunale e Veriut pre-tendon se kjo lagje duhet t’u takojë atyre.Asnjë përparim nuk është shënuar as nëzbatimin e Marrëveshjes për energji. Kom-pania me origjinë nga Serbia deri tani ka re-fuzuar të regjistrohet në Kosovë në pajtimme ligjet e vendit, ashtu siç e përcaktonmarrëveshja.

Dykuptimësia konstruktive është ele-menti që ka shoqëruar dialogun e Brukselit,ku palët i interpretonin marrëveshjet sipasversionit të tyre. Ndërkaq BE-ja në rolin endërmjetësuesit të këtij procesi vetëm kanjoftuar për takimet e mbajtura, përmes ko-munikatave për media, por nuk i ka inter-pretuar marrëveshjet. Kjo ka prodhuarpaqartësi dhe mungesë transparence. Nukka pasur raportime të rregullta në Kuvendine Kosovës për marrëveshjet, përveç nërastet e pyetjeve parlamentare, raportimetnë komisione apo interpelanca.

Mungesa e unitetit Vizita e Lajçakut nuk e bashkoi spektrin

politik. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,Albin Kurti, ka kërkuar që dialogu mesKosovës dhe Serbisë të zhvillohet me ndër-mjetësimin e Bashkimit Evropian dhe tëShteteve të Bashkuara të Amerikës. Sa i për-ket udhëheqjes së dialogut në emër tëKosovës, sipas tij, këtë nuk mund ta bëjnëata që kanë kontrabanduar pushtetin. Kjoparti nuk i është përgjigjur as ftesës sëkryeministrit Hoti për t’i koordinuarveprimet para takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Por zhvendosjen e dialogut në Washingtone kanë mirëpritur të gjitha subjektet e tjera,përfshirë PDK-në, që është në opozitë.

Nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj,ka thënë se Kosova është një temë perëndi-more, ku angazhimin e SHBA-së dhe të BE-së e shohin si pjesë të një procesi të njëjtë.

“Uniteti transatlantik çdoherë ka prod-huar marrëveshje historike dhe të do-bishme për Kosovën. Është në interesin eKosovës që kjo të ndodhë, që BE-ja dheSHBA-ja të kenë qëndrime të njëjta për qël-limet, parimet dhe pritjet në dialog. Kjoështë natyrisht e rëndësishme për vetëamerikanët dhe evropianët”, ka thënë Hox-haj. Ai ka shtuar se takimi në Washigtonështë një shans historik që duhet shfry-tëzuar mençur nga ana e Kosovës. Po ashtu,një takim në Paris, sipas Hoxhajt, duhet t’ushërbejë pritjeve të njëjta.

“Gjasat janë të mëdha për një mar-rëveshje nëse ka unitet të brendshëm dheunitet perëndimor, me agjendë kohore dhepërmbajtjesore. Vijat e kuqe janë të dhënaqartë për shumë kohë dhe të gjitha janë nëKushtetutën tonë. Por çka mendoj se duhettë ndodhe është përgatitja tematike dhekëtu nuk ka shumë hapësirë se koha ështëe shkurtër”, ka potencuar ish-zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Kosova i kontribuoi ndarjes BE-ShBAPresidenti Thaçi, edhe pse u zmbraps nga

refuzimi që ta takojë emisarin e BE-së, nëdisa raste ka përsëritur se BE-ja nuk kakredibilitet për t’i ndërmjetësuar palët,përderisa nuk ia heq vizat Kosovës.

Donika Emini nga platforma “Civikos” kathënë se qasja refuzuese e presidentit ndajnegociatorëve evropianë e ka dëmtuar pro-cesin dhe i ka fryrë ndarjes ShBA-BE. Sipas

saj, Kosova nuk e ka luksin e as fuqinë t’irefuzojë ndërmjetësit e BE-së.

“Nuk po e kuptoj sjelljen e presidentitThaçi, kur ai vetë ka qenë krah për krah mezonjën Mogherini derisa ajo pranonte njëmarrëveshje që u shkonte për shtati Vuçiqitdhe Thaçit. Një qasje të tillë po e aplikonedhe Vuçiqi në Serbi, duke tentuar që të im-ponojnë negociatorë që u shkojnë përshtati”, ka theksuar Emini.

Presidenti Hashim Thaçi ka marrë pri-matin në negociata para më shumë se dyvjetësh, duke zhvilluar disa takime me ho-mologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq. Por, ekanë mohuar se ekziston ndonjë draft-mar-rëveshje, ashtu siç pretendonte ish-kryemi-nistri në detyrë, Kurti. Një nga arsyet errëzimit të qeverisë Kurti ishte pikërishtheqja e pengesave në dialog, ku LDK-ja dolikundër vendosjes së reciprocitetit meSerbinë, masë kjo e cila u kundërshtua edhenga emisari i presidentit amerikan.

Hoti jo vetëm që e hoqi reciprocitetin, porpërmbushi edhe një kusht tjetër të Serbisë,që ajo ta ndalë fushatën kundër shtetësisësë Kosovës. Për aq kohë sa tentohet të arri-het marrëveshja në Washington, Kosovanuk do të kërkojë anëtarësim në organi-zatat ndërkombëtare.

Nënshkrimi i marrëveshjes finale Kosovë-Serbi në “Kopshtin e trëndafilave” në Wash-ington, duke iu bashkëngjitur presidentitThaçi, është misioni kryesor që i për-shkruhet Qeverisë së re dhe kryeministritAvdullah Hoti, i cili nuk ka një bazë tëfuqishme me numra në Kuvend.

Hoti ka insistuar se dialogun do ta ud-hëheqë Qeveria dhe se nuk do të lejojnëndryshimin e kufijve të 17 shkurtit të vitit2008. Por në programin qeverisës presiden-tit ia përshkruan rolin përfaqësues në këtëproces. Sipas një aktgjykimi të Gjykatës

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në fund të vizitës në Prishtinë nuk ka treguar datën e rinisjes së negociatave në Bruksel,

edhe pse ka thënë se me të i ka njoftuar palët

6 KOHA DITORE • e diel • 21 qershor 2020

Foto

: Alb

an B

ujar

i

TEMA E JAVËS

Page 4: Yellow Magenta Cyan - Democratization Policy

CyanMagentaYellowBlack

Kushtetuese të vitit të kaluar, dialogunduhet ta udhëheqë Qeveria. Aktgjykimi ekishte rrëzuar delegacionin shtetëror të kri-juar nga ish-kryeministri Haradinaj dheqartazi përcaktoi rolin e kryeministrit në di-alog. Sipas aktgjykimit, kryeministri duhettë jetë udhëheqës i këtij procesi, por qëkëshillohet me presidentin dhe mbikëqyretnga Kuvendi i Kosovës.

“Gjykata konstatoi se Kuvendi i Repub-likës së Kosovës është i obliguar tambikëqyrë politikën e jashtme në kuadër tëkompetencave kushtetuese të paraparasipas paragrafit 12, të nenit 65, të Kushte-tutës”, thuhet në aktgjykimin e publikuarmë 27 qershor 2019.

“Gjykata po ashtu thekson se paragrafi 1,i nenit 93 të Kushtetutës, i përcakton kom-petencat e Qeverisë në “propozimin dhezbatimin e politikës së brendshme dhe tëjashtme të vendit”, si dhe paragrafët 1 dhe 9të nenit 94, përcaktojnë se kryeministri, si ipari i Qeverisë, “përfaqëson dhe udhëheqQeverinë”, si dhe “këshillohet me presi-dentin për zbatimin e politikës së jashtmetë vendit”.

Ambiciet e Serbisë për ndarje Me gjithë deklaratat optimiste të presi-

dentit Thaçi dhe kryeministrit Hoti se nëWashington po shkojnë për njohje reci-proke me Serbinë, për këtë të fundit kjoçështje as që vjen në konsideratë. Njëjtësikurse emisari Grenell, edhe presidentiVuçiq ka deklaruar se në Shtëpinë e Bardhëdo të flasin për ekonomi dhe tregti. Politikëzyrtare e Beogradit është përcaktimi i ku-firit, ide të cilën e kanë shpalosur në disaraste zyrtarët e lartë serbë. Veriu i Kosovës,që popullohet me shumicë serbe, vazhdont’i ruajë lidhjet me Serbinë, megjithëse

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar mar-rëveshjen e 19 prillit për integrimin e kësajpjesë brenda juridiksionit vendor.Megjithatë, katër komuna atje vazhdojnë tëpërmenden në kontekst të pazarit që mundtë bëhet me Serbinë. Beogradi zyrtar kashfaqur synimin që këtë pjesë t’ia shkëpusëKosovës. Madje shefi i diplomacisë serbe,Ivica Daçiq, në disa raste ka përmendurndryshimin e qëndrimit amerikan në raportme çështjen e Kosovës. Sipas tij, në admin-istratën e Trumpit për herë të parë ështështruar pyetja se çfarë pret Serbia nga mar-rëveshja finale, “për dallim prej atyre të më-parshmeve që thoshin se pavarësia eKosovës është e panegociueshme”.

Për ndryshim kufijsh ka folur edhe presi-denti Thaçi, që e ka transformuar disa herëidenë e “korrigjimit” në shkëmbim terri-toresh. Mesazhin e pati dhënë, teksa ka për-mendur “dhuratën” e AleksandarRankoviqit. Rankoviq ka qenë një prej au-toriteteve kryesore të Jugosllavisë gjatëviteve ’50, ’60 dhe ’70 të shekullit të shkuar.Me qëllimin për ta rritur përqindjen e ser-bëve në Kosovë, disa territore që u takojnëkomunave në veri, Leposaviq e Zubin-Potok, ia kishte bashkëngjitur Kosovës.

Thaçi i premtoi edhe Luginës së Pre-shevës, Medvegjës dhe Bujanocit se do tainstitucionalizojë plebishitin e vitit 1992, përbashkëngjitje me Kosovën. Përfaqësuesitshqiptarë atje vazhdimisht kanë kërkuarreciprocitet me veriun e Kosovës. Por nëtetë vjetët e dialogut, që kryesisht është ud-hëhequr nga Thaçi, kërkesat e tyre nuk janëshqyrtuar asnjëherë. Të dështuara kanërezultuar edhe përpjekjet e mëhershme tëLuginës që të imponohen në dialogunKosovë-Serbi.

Themelimi i Asociacionit është kërkesë epërhershme e serbëve, të cilin duan ta

veshin me kompetenca ekzekutive. Kryem-inistri Hoti është zotuar se do t’i rikthehetzbatimit të marrëveshjes për themelimin ekëtij mekanizmi, gjë të cilën e ka rekoman-duar edhe Akademia e Shkencave dheArteve të Kosovës, aty ku Hoti e ka shpalo-sur kornizën dialoguese për fazën eardhshme të negociatave me Serbinë.

Ne qeverinë e fundit të udhëhequr ngakryeministri Albin Kurti, Asociacioni nuk kaqenë pjesë e programit.

Asociacioni është obligim që del edhe ngaProgrami Kombëtar për zbatimin e Mar-rëveshjes së Stabilizim- Asociimit mesKosovës dhe BE-së, i cili megjithatë ishtemiratuar nga qeveria Kurti. Përparimi iKosovës në rrugën drejt integrimit varet ngashkalla e zbatimit të të gjitha marrëveshjevetë Brukselit.

Më 23 dhjetor të vitit 2015, Kushtetuesjapati konstatuar shkelje në të shtatë kapitujte Marrëveshjes së Parimeve për Asocia-cionin/Bashkësinë, e nënshkruar në gushttë vitit 2015. Sipas Kushtetueses, objektivate Asociacionit, të definuara në aktin juridikdhe në Statut, duhet të garantojnë stan-dardet kushtetuese për vetëqeverisje lokale.Gjykata ka gjetur se Asociacioni nuk mundtë vishet me autoritet të plotë dhe ekskluzivpër të promovuar interesat e komunitetitserb të Kosovës në marrëdhëniet me au-toritetet qendrore. Serbia ka pretendime t’ifusë nën autoritetin e Asociacionit edhe dyresurset kryesore të Kosovës - Liqenin eGazivodës dhe “Trepçën”.

Përzierja e Rusisë Pas paralajmërimeve për rinisjen e dia-

logut Kosovë-Serbi është aktivizuar edheRusia, duke rikujtuar se pa mbështetjen etyre një marrëveshje eventuale nuk do tëmund të miratohej në Këshillin e Sigurimittë OKB-së.

Përfshirjen e Moskës e kanë mirëpritur nëSerbi dhe zyrtarë të Administratës Trump,të cilët merren me dialogun Kosovë-Serbi.

Por, sipas analistit Serwer, Rusia nuk do tëpërfshihet pa një interes të madh.

“Këshilli i Sigurimit do të duhej taaprovonte anëtarësimin e Kosovës në Kom-bet e Bashkuara pa veto nga Rusia apoKina. Por Putini do të kërkojë një çmim tëlartë për këtë: njohja e mundshme ngaSHBA-ja e “pavarësisë” së Abkazisë dhe Os-etisë së Jugut, si dhe aneksimi rus iKrimesë”, ka theksuar Serwer.

Përveç njohjes reciproke me Serbinë,synim final i Kosovës është edhe ulësja nëOrganizatën e Kombeve të Bashkuara.

Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare tëDrejtësisë në vitin 2010 përkitazi me ligjsh-mërinë e shpalljes së Pavarësisë ishte cilë-suar një fitore e madhe për Kosovën, pornuk i kishte ndihmuar vendit ta merrteulësen. Me gjithë premtimet e qeverive tëderitashme, Kosova nuk arriti të anëtarëso-hej as në Këshillin e Evropës, Interpol, UN-ESCO. Edhe pas opinionit të GJND-së,Kosova pranoi që në forume të ndryshmerajonale të prezantohet me fusnotë, sipas sëcilës në Kosovë vlen ende Rezoluta 1244 eKëshillit të Sigurimit të OKB-së, krahasopinionit të GJND-së.

© KOHA Ditore

Takimi i ndërmjetësuar nga emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sipas burimeve të Kohës, do të fokusohet në çështjet ekonomike,

me synimin që të arrihet një marrëveshje e tipit të “Mini-Schengenit” ballkanik

e diel • 21 qershor 2020 • KOHA DITORE 7

Foto

: Alb

an B

ujar

i

TEMA E JAVËS